E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifillimi i punës, RISHM inspekton minierën

BULQIZE- Specialistë të Repartit të Inspektim-Shpëtim Minierave (RISHM), po inspektojnë sot ambjentet e minierës së Bulqizës.

Në prag të rifillimit të punës, pas arritjejs së marrëveshjes mes minatorëve dhe kompanisë ACR, RISHM ka kërkuar që të shohë nga afër gjendjen aktuale të minierës, për të vendosur nëse është i mundur ose jo fillimi i punës.

RISHM ka inspektuar minierën edhe gjatë kohës kur në të ishin ngujuar në grevë urie minatorët, duke dhënë alarmin për degradimin e saj. Prej rreth 3 muajsh është ndërprerë puna në minierën e Bulqizës.

Pak ditë më parë, minatorët dhe kompania konçesionare ACR arritën të nënshkruajnë marrëveshjen, pas plotësimit nga kompania të pjesës më të madhe të kërkesave të minatorëve të Bulqizës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›