E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i FMN-së: Për krizën duhen fonde shtesë

Dominique Strauss-Kahn, shef i FMN-së ka deklaruar sot se për përballimin e krizës duhet më shumë burime financiare. Në një intervistë dhënë BBC-së, Dominique Strauss-Kahn tha se FMN-së i duheshin edhe njëqind miliardë dollarë të tjerë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për të përballuar rritjen dramatike të numrit të vendeve që kanë nevojë për ndihmë.

"Numri i vendeve që po hasin probleme në të njëjtën kohë është rritur në mënyrë dramatike dhe këto vende vijnë e kërkojnë ndihmë tek Fondi Monetar Ndërkombëtar, dhe ato janë më të mëdha në numër se ç'kanë qenë më parë, kështu që na duhen më shumë burime”- tha ai.

Sipas tij, tani për tani janë burimet e mjaftueshme për të adresuar problemin me të cilin po përballemi. “Por, çështja është që të jemi në gjendje të përballemi me të pas gjashtë muajsh dhe mendoj se kryetarët e shteteve dhe qeveritë janë të ndërgjegjshëm për nevojën e një FMN-je të fortë." tha Dominique Strauss-Kahn.

Ai po ashtu i bëri thirrje qeverive që të vazhdojnë të ulin interesat dhe të injektojnë fonde në banka në mënyrë që të ndihmojnë në lehtësimin e krizës globale. Zoti Strauss-Kahn tha se sipas tij, Banka Qendrore Europiane duhet të bënte edhe një ulje tjetër të interesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›