E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Otrantos, denohen 5 skafistët

Itali- Ka marrë fund sot procesi në ngarkim të 5 trafikantëve shqiptarë, të akuzuar për një nga tragjeditë në det, atë të 4 majit të vitit 2000, ku gjetën vdekjen të mbytur 15 emigrantë shqiptarë. Gjykata e Leces i ka dënuar ata me nga 8 vjet për favorizim të emigracionit klandestin dhe nga 4 vjet e 6 muaj për mbytje të qëllimshme.

Akuza ka kujtuar edhe njëherë ngjarjen e ndodhur tetë vite më parë, kur klandestinët shqiptarë tentontin të kalonin përmes Adriatikut në Itali, por në rrugë e sipër diktohen nga Guardia di Fianzia.

Sipas akuzës ata nuk kanë zbatuar urdhrin e dhënë nga policia italiane për të ndaluar por kanë bërë shumë manovra zig-zag në det për ti shpëtuar ndjekjes, por pa mundur dot. Në këto momente gomonia me të cilën po transportoheshin klandestinët është përplasur me motovedetën dhe për pasojë kanë rënë në det 15 klandestinë shqiptarë, të cilët më pas kanë gjetur edhe vdekjen.

Mbi te pandehurit, rëndonte akuza se kanë favorizuar hyrjen e paligjshme të 38 personave me skaf, për pakujdesi e përplasje me motovedetën e Guardia di Financës italiane. Ata janë gjykuar edhe për moszbatim të lundrimit në det, pasi nuk janë ndaluar kur u është bërë thirrje. Në këtë proces prokuroria paraqiti prova edhe për veprimet e motovedetës italiane, që sipas tyre shkaktoi një Otranto të dytë. Senaca më pare, te akuzuarit mesohet se nuk e kane pranuar akuzen, duke bere pergjegjese palen italiane per mbytjen e gomones.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›