Intervista e parë si president, Obama: Ekonomia, prioritet
Kriza ekonomike, lufta në Irak dhe lufta kundër terrorizmit kanë qenë në qendër të fjalës së Barak Obamas në të parën intervistë televize dhënë, që nga dita kur fitoi zgjedhjet.
Së bashku me bashkëshorten Michelle, e cila foli gjatë një pjese të fjalimit, ai u shpreh për ndryshimin që kishte pësuar jeta e tij dhe cilat ishin prioritet për qeverinë.
Zoti Obama i dha një intervistë programit 60 minuta të rrjetit televiziv CBS. Ai ishte shumë i relaksuar. I pyetur për ekonominë ai tha se donte të shihte një ndryshim në atë sesi trajtoheshin disa probleme.
"Nuk ka asnjë dyshim se ne nuk kemi mundur ende të rivendosim besimin në tregjet financiare dhe në tregjet e konsumit si dhe në mesin e bizneseve që lejojnë ekonminë të ecë përpara fuqishëm. Detyra ime si president do të jetë të garantoj që ne t'a rivendosim këtë besim."
Zoti Obama e ka bërë të qartë se drejtimi i tij do të dallojë nga aji i zotit Bush e sidomos përsa i përket çështjeve të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme.
Ndërsa bashkëshortja e tij tha se detyra e saj kryesore në Ëashington do të jetë që të merret me vajzat dhe pastaj çështja e qenit.
Tani e gjithë vëmendja është e përqëndruar në takimet për të cilat zoti Obama do të vendosë të mbajë gjatë javëve të ardhshme. I pyetur se kur do të njoftohet për këto takime, ai u përgjigj "shumë shpejt". (BBC)