E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefi i NATO-s Rasmussen, viziton Shqipërinë më 29 prill

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, ish kryeministri danez Andres Fogh Rasmussen, do të vizitojë javën e ardhshme Tiranën. Në axhendën e vizitës së tij, Rasmussen ka planifikuar takime të rëndësishme me krerët më të lartë të shtetit, si me kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami dhe Presidentin e Republikës Bamir Topi. Rasmussen do të pritet në një takim edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, me të cilin do të zhvillojë edhe një konferencë për shtyp pas takimit. Shqipëria u bë zyrtarisht anëtare e NATO-s në prill të vitit të kaluar, bashkë me Kroacinë në samitin e Strasburg-Kelhit. Një vit pas anëtarësimit në Aleancën më të fuqishme politiko-ushtarake, Shqipëria ka demonstruar një rol të pazëvendësueshëm në të gjitha misionet ushtarake në zonat e nxehta të globit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›