E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungon opozita, por Kuvendi vazhdon normalisht punën

Edi Rama i etur për pushtet, solidariteti për Taulant Ballën, thjesht një pretekst

Deputetët e Partisë Demokratike hodhën dje akuza të ashpra në Kuvend, ndaj kreu të opozitës Edi Rama. Mungesa e krahut kundërshtar në sallën e parlamentit, me justifikimin e vetëm se janë penalizuar padrejtësisht dy deputetë të opozitës, bëri që shumica parlamentare të vijojë e vetme debatin, duke ngritur tematikat dhe problemet e aktualitetit politik. Deputetja e PD-së, Mesila Doda, u shpreh nga foltorja e Kuvendit se lideri i opozitës është një i sëmurë mendor, që po përpiqet të destabilizojë me çdo kusht Shqipërinë dhe penalizmin e aspiratave të integrimit.
“Zoti Rama, është dëshira jote e çmendur për pushtet. është mendja jote e sëmurë që kërkon dhunë. Një popull i përçarë është një popull i humbur. Ky është mesazhi për zotin Rama dhe për atë që ai e quan populli opozitar”, u shpreh Dode.
Ajo vuri në dukje se qeveria duhet të vazhdojë punën e saj, pasi siç u shpreh ajo, opozita po mendon për dhunën dhe paralizimin e Shqipërisë.
Ndërsa për Fatos Bejën, solidariteti me deputetin e dënuar Taulant Balla ishte vetëm një pretekst për të bojkotuar parlamentin.
është kjo arsyeja, një arsye politike më tepër se rasti i deputetit Balla, e cila ka shërbyer si vegje që këtë radhë mos të vije opozita në Parlament, ndofta lidhet dhe me ngritjen e frymës së militantëve socialistë në vigjilje të mitingut që duan të bëjnë. Të gjitha variantet, është jo mirë për Parlamentit, për opozitën, për PS për zgjedhësit”, u shpreh deputeti demokrat, Beja.
Pavarësisht mungesës së deputetëve të opozitës, Kuvendi vazhdoi normalisht punën, duke miratuar me përpikëri të gjitha projektligjet e parashikuara në rendin e ditës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›