E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betejat e medha fushata ne Korce Durres e Vlore

Deputeti i Korçës Ridvan Bode në një takim me biznesmenët e Korçës ka mbështetur kandidatin për kryetar bashkie të koalicionit “Aleanca për qytetarin” Andrea Mano për drejtimin e bashkisë së qytetit.

“Programi i Andreas këtu në Korçë synon përdorimin  e politikave përmes taksave efiçente për të nxitur punësimin dhe për të vitalizuar rritjen dhe zhvillimin ekonomik të qytetit”- tha Bode.

Ndërsa deputeti socialist Ben Blushi në mbështetje të kandidatit Peleshi ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së traditës kulturore në Korçë.

“Në këto zgjedhje kandidon prefekti me perfektin, kështu që mes këtyre të dyve kush do të fitojë? Prefekti? Kjo është gara në 8 Maj, Niko Peleshi është njeriu i duhur për Korçën, është një njeri që ka vendosur të jetojë këtu”- tha Blushi.

*******

Partia Socialiste e Vlorës ka akuzuar kandidatin për drejtimin e djathtë e bashkisë, Ardi Kollozi se ka frikë të marrë pjesë në debate televizive me kandidatin e majtë Shpëtim Gjika.

“Dil në ring përpara qytetarëve të Vlorës dhe trego se ke kurajon të pranosh një sfidë edhe pse je i bindur se do të humbësh. Mundohu të respektosh të paktën simpatizantët e partisë Demokratike të Vlorës duke treguar që u përpoqe”- tha Ilir Metaj, zëdhënës i PS-së, Vlorë.
 
Ndërsa në reagimin e saj, partia Demokratike, dega Vlorë ka theksuar se është kandidati Gjika ai që ka refuzuar debatet, madje edhe atë të kërkuar nga OSBE-ja duke shmangur edhe takimin me ambasadorin Volfhart.

“Sjellim në vëmendjen tuaj të nderuar qytetarë refuzimin e debatit të organizuar nga OSBE-ja, refuzim që tejkaloi madje edhe minimumin e qytetarisë, duke mos u takuar as me ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, zotin Volfart”- tha Rezart Alliaj, zëdhënës i fushatës “Aleanca për qytetarin".

Olgera Muka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›