Shefi i OSBE: KQZ mori vendim korrekt per kutite Rozeta Rapushi
Kompromis dhe dialog ne Kuvend mes partive politike. Ky eshte urimi per kete vit, i Ambasadorit te OSBE-se ne vendin tone, Eugen Uallfarth. Gjate inaugurimit te bibliotekes se re te Kuvendit ne bashkepunim me OSBE, Uallfarth dha dhe keshillat e tij te para per klasen politike ne vend, si dhe komentoi edhe vendimin e fundit te dhjetorit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per djegien e fleteve te votimit, duke mos preferuar te komentoje deklaraten e paraardhesit te tij, Bosh, per djegien e fleteve te votimit. "Nuk mund te beje nje koment per ate cfare ka thene paraardhesi im, sepse eshte nje situate tjeter ne nje kohe tjeter, por di qe vendimi eshte marre ne dhjetor dhe eshte bere publik. Tashme shoh se ka nje nivel transparence, megjithate jo te gjithe anetaret e Komisionit te Zgjedhjeve kane qene prezent ne te gjitha takimet, keshtu lind pyetja, a eshte kjo menyra me e mire per te proceduar ne kete menyre? Kur behet fjale per zgjedhjet e kaluara apo ato te ardhshmet, kerkohet nje pjesemarrje nga te gjitha palet dhe vetem ne kete menyre mund te kemi nivel te larte te transparences", keshilloi Uallfarth. Ai shtoi se urimi i tij per kete vit te ri ne lidhje me zgjedhjet, eshte qe te kene nje kontribut sa me te gjere nga te gjitha palet, qofte dhe nga vete qytetaret si votues. Nga ana tjeter, Ambasadori i OSBE-se, vuri edhe nje here theksin tek fakti se dialogu dhe bisedimet midis paleve, duhet te zhvillohen ne Kuvend, brenda institucioneve. "Me qe jemi ne Kuvend, mund te them qe eshte shume e rendesishme qe diskutimet te ndodhin ne Kuvend, dhe mendoj se shenjat e fundit jane pozitive pasi mendoj se ka pasur diskutime. Shpresoj te kete sa me shume diskutime dhe te gjithe duhet te kene parasysh qe per te marre vendime te rendesishme ka nevoje per kompromis dhe per nje fryme pozitive bashkepunimi",-tha Uallfarth. Sipas tij, Kuvendi eshte vendi i duhur, ku mazhoranca takohet me opoziten per te marre vendimet e duhura. "Shpresoj te kete diskutime te metejshme dhe te kete nje mirekuptim midis te dyja paleve duke marre parasysh edhe infrastrukturen e permiresuar te Kuvendit", uroi kreu i OSBE-se per kete vit te ri, qe ne fakt forcat politike i gjen me te njejta debate te vjetra. Ndersa pyetjes se ne vendin tone nuk mungojne votimet ne institucione si Parlamenti, por diskutimet, ambasadori i OSBE-se, tha se eshte e veshtire t'i pergjigjesh nje pyetjeje te tille, sepse te gjithe, edhe deputetet e dine menyren e procesit te votimit. "Eshte nje proces demokratik ku ata vendosin nese duan te votojne apo jo", tha ai. Ky eshte mesazhi i pare qe vjen per klasen politike per kete vit nga perfaqesuesit nderkombetare ne vendin tone. Mesazh, qe ne fakt vjen edhe dy dite para nisjes nga puna nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, me procesin e djegies se fleteve te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 dhe dorezimin e materialeve zgjedhore ne arkiv.