E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i SHKB aksidenton për vdekje kalimtarin

 

LEZHË - Aksident me pasojë vdekjen në hyrje të Lezhës, por drejtuesi i makinës është një drejtues i lartë policie. Shefi i Kontrollit të Brendshëm në komisariatin e Lezhës ka aksidentuar me vdekje Fran Gjokën, kalimtar i rastit. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22.00 të mbrëmjes në aksin e rrugës nacionale Tiranë-Lezhë, në afërsi të qytetit verior. Burime të policisë nga vendgjarja thanë për gazetën se drejtuesi i mjetit, oficeri i policisë Fadil Elezi ishte duke u kthyer nga Tirana, ku ndodhej në një dasmë.  Menjëherë pas aksidentit, Elezi është vetëdorëzuar në komisariatin e Lezhës, ku po merret në pyetje nga kolegët e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›