Shefi i ushtrisë britanike viziton Kosovën
Nga Express më 02 mars 2011 në ora 11:13
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë britanike, gjenerali Sir Peter Wall pritet të arrijë gjatë ditës së sotme për vizitë në Kosovë në kuadër të forcimit të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës, me ç’rast do të takohet edhe me krerët e shtetit.
Ambasada britanike në Prishtinë ka njoftuar se gjatë vizitës së tij dyditore, më 2 dhe 3 mars, Wall do të takohet me presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli, kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Forcës së Sigurisë Agim Çeku.
Vizita e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë britanike, gjenerali Sir Peter Wall bëhet në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pasi dihet se Britania e Madhe ka financuar një numër projektesh për FSK-në.