Shefja e ODIHR-it: “Kartat e identitetit sjellin kontestimin e procesit zgjedhor”
Intervistë me ambasadoren Odrei Glover, drejtuese e misionit vëzhgues të ODIHR-it në Shqipëri
Zonja Glover po e vëzhgon procesin e parapërgatitur të zgjedhjeve me lupë në dorë. Kur kanë mbetur më pak se një muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve të 28 qershorit, ajo kërkon nga qeveria, por edhe nga partitë politike, që të mbyllin procesin e ndarjes së kartave të identitetit. Sipas saj, duhet të tregohen të interesuar që të marrin dokumentet e identitetit edhe vetë qytetarët. “Nuk është e lehtë të parashikohet se si do të shkojë procesi i pajisjes me kartat e identitetit, por mendoj që ka ende kohë që njerëzit t’i marrin ato për zgjedhjet”, - tha zonja Glover në intervistën që dha për radion shtetërore gjermane në gjuhën shqipe, “Dojçe Velle”. Shefja e misionit të ODIHR-it ka komentuar procesin në tërësi dhe shkallën e monitorimit të zgjedhjeve parlamentare. Ajo ka pohuar se më 28 qershor janë kërkuar 400 vëzhgues afatshkurtër, ku pritet të përfshihen edhe persona nga stafet e ambasadave të vendeve anëtare të OSBE-së në Shqipëri. Zonja Glover shpreson se këto zgjedhje do të kenë standarde më të mira sesa proceset e kaluara, por ajo ka pohuar se ky mision do të bëjë vlerësimin e procesit bazuar vetëm te faktet.
Zonja ambasadore Glover! Cili është vlerësimi juaj, si kreu i misionit vëzhgues të ODIHR-it, për ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në Shqipëri më 28 qershor?
Është vërtet pak si herët për ta vlerësuar këtë proces zgjedhor përgjatë progresit të tij. Misioni ynë vëzhgues ndodhet në Shqipëri që prej pothuaj tri javësh. Vëzhguesit tanë afatgjatë ndodhen në terren që prej 10 ditësh. Duhet kohë për të vlerësuar se çfarë po ndodh dhe çfarë nuk po ndodh. Jemi të kënaqur të shohim që ka një ligj të ri elektoral, për të cilin të dyja palët kanë rënë dakord. Ky ligj parashikon pajisjen e qytetarëve me karta të reja identiteti, gjë që vlerësohet nga misioni ynë si një zhvillim shumë pozitiv. ODIHR-i pati sugjeruar më parë gjetjen e mënyrave krejtësisht të besueshme për identifikimin e votuesve. Kartat e reja të identitetit dhe hartimi i listës elektronike të votuesve përbëjnë një bazë të mirë për zgjedhjet parlamentare që po afrojnë. Natyrisht, është shumë e rëndësishme që çdo qytetar, i cili ka nevojë për një kartë identiteti, ta marrë atë. Fjala është për ata që nuk kanë një pasaportë. Është e qartë që kjo është një çështje që i takon qeverisë, gjithashtu, edhe partive politike; madje, edhe vetë qytetarëve, pasi prej tyre varet nëse dëshirojnë të shkojnë dhe të marrin kartën e identitetit. Pra, përfshihen të tria palët. Duket qartë që kartat e identitetit janë të rëndësishme dhe që tani përbëjnë një çështje të kontestueshme.
A mund të rrezikohet procesi në synimin për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme për shkak të kohës së pakët që ka mbetur deri më 28 qershor për pajisjen e qytetarëve me këto karta? Në raportin e ndërmjetëm të misionit tuaj, të sapopublikuar, vihet në dukje se deri më tani vetëm gjysma e qytetarëve që duhet të marrin kartën e identitetit e ka marrë atë, kurse gjysma tjetër jo...
Mendoj se ka kohë deri në zgjedhje. Natyrisht nuk është e lehtë të parashikohet se si do të shkojë procesi i pajisjes me kartat e identitetit, por mendoj që ka ende kohë që njerëzit t´i marrin ato për zgjedhjet.
Këto zgjedhje parlamentare, zonja ambasadore, përkojnë në kohë me aplikimin e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe me të qenit, tanimë, vend anëtar në NATO. Këto rrethana e bëjnë imperativ zhvillimin e tyre konform gjithë standardeve ndërkombëtare, apo cilësimin e tyre "zgjedhje të lira dhe të ndershme" për progres në procesin integrues europian. Si i shihni gjasat që më 29 qershor, në raportin paraprak të misionit tuaj, ato të cilësohen "të lira dhe të ndershme"?
Natyrisht, jemi shumë të vetëdijshëm për rëndësinë që këto zgjedhje do të kenë për Shqipërinë. Dhe pikërisht për këtë ne jemi duke vëzhguar me shumë kujdes se çfarë po ndodh këtu. Më duhet të shpjegoj që ne i vlerësojmë zgjedhjet përkundrejt standardeve të OSBE-së për zgjedhjet, të cilat janë shprehur shumë qartë në Dokumentin e Kopenhagës. Misioni ynë ka ardhur në Shqipëri si një mision krejtësisht i paanshëm. Përqasja jonë për të vëzhguar zgjedhjet është gjithmonë e mbështetur te faktet; është një përqasje e paanshme. Ajo që misioni ynë i vëzhguesve do të bëjë në javët e pakta që kanë mbetur deri në zgjedhje është të mbledhë informacione, fakte dhe të vëzhgojë gjithë procesin elektoral, jo vetëm në KQZ, që po bën një punë të rëndësishme, por edhe në administratën vendore të zgjedhjeve, e cila është, gjithashtu, shumë e rëndësishme. Do të vëzhgojmë regjistrimin e kandidatëve, gjithë fushatën elektorale, kur ajo do të fillojë, ndonëse ka pasur një lloj fillimi të fushatës tanimë. Sigurisht, do të vëzhgojmë çështjen e kartave të identitetit dhe median. Në misionin tonë vëzhgues kemi një sektor të posaçëm për monitorimin e medias. Do ta analizojmë gjithë këtë informacion. Para ditës së zgjedhjeve misioni ynë do të paraqesë edhe dy raporte të tjera paraprake. Informacioni i marrë do të përbëjë bazën për deklaratën paraprake në konferencën e shtypit një ditë pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Dy muaj më pas do të paraqesim raportin përfundimtar, që do të përmbajë gjithë informacionin dhe burimin e tij. Natyrisht, raporti përfundimtar do të përmbajë edhe mesazhe lidhur me procesin e zhvilluar elektoral. Kjo është mënyra se si ODIHR-i punon. Prandaj është e pamundur që në cilindo moment vëzhgimi përgjatë procesit elektoral të thuash se si po shkon ky proces, sepse gjërat janë vazhdimisht në ndryshim dhe për ta thënë duhet parë e gjithë tabloja, e ndërtuar mbi fakte.
Në asnjë nga zgjedhjet e kaluara, qoftë parlamentare, qoftë lokale, Shqipëria nuk i plotësoi të gjitha standardet ndërkombëtare. Me falni që po këmbëngul. Çfarë shansesh shihni kësaj here?
Le të shpresojmë që në këto zgjedhje, me ligjin e ri elektoral, do të konsolidojnë arritjet në zgjedhjet e kaluara dhe... këto zgjedhje do të jenë të mira.
A ka ndonjë mesazh për të gjitha palët e përfshira në procesin zgjedhor në raportin e ndërmjetëm që misioni juaj sapo e ka publikuar?
Mendoj se është e rëndësishme që të gjitha palët e përfshira të bëjnë atë që duhet të bëjnë dhe ato vetë e dinë se cila është pjesa e tyre. Qeveria, partitë politike dhe vetë qytetarët që do të votojnë duhet të sigurojnë që këto zgjedhje do të jenë të mira.
Kanë kaluar 13 vjet nga zgjedhjet lokale të vitit 1996, ku ju drejtonit misionin vëzhgues të ODIHR-it në zgjedhjet e atij viti. Cilat janë ndryshimet që mund të vini re tani në raport me atë vit lidhur me performancën e partive politike, atmosferën, shoqërinë?
Nuk kam qenë në Shqipëri në vitin 1996; kam qenë drejtore e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, ODIHR-it, me seli në Varshavë. Është shumë vështirë, siç thashë pak më parë, të vlerësosh në këtë fazë se si do të shkojë procesi elektoral. Por ajo që mund të them tani është se ka pasur shumë ndryshime pozitive që nga 1996. Nëse do të lexoni raportin për zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 dhe atë për zgjedhjet lokale të vitit 2007, do të shihni që nga vëzhgimi i tyre rezulton se u arritën një numër i madh i standardeve të OSBE-së për zgjedhjet. Në ato zgjedhje qenë shqetësuese përpjekjet e partive politike për fitore afatshkurtra në raport me ecurinë e tyre politike në përgjithësi. Por, në të dyja ato zgjedhje pati shumë aspekte pozitive. Ligji i ri elektoral është tepër pozitiv dhe pasqyron disa nga rekomandimet që ODIHR-i bëri në të kaluarën. Shpresojmë që zgjedhjet do të shkojnë mirë.
A dëshironi të shtoni diçka tjetër zonja ambasadore?
Jemi të kënaqur që jemi këtu; gjithë misioni po punon shumë mirë. Kemi marrëdhënie shumë të mira pune me autoritetet e këtushme; vëzhguesit afatgjatë janë në terren dhe prodhojnë raporte për misionin tonë. Kemi kërkuar 400 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar në ditën e votimit. Por kjo varet nga shtetet pjesëmarrëse, nëse do t'i dërgojnë apo jo. Shpresojmë të kemi një numër të madh vëzhguesish afatshkurtër; kemi rekrutuar të tillë vëzhgues nga ambasadat e ndryshme në Tiranë. Do të kemi shumë njerëz në ditën e votimit, që do të mbulojnë gjithë vendin dhe do të bëjnë të mundur të hartojmë, si përherë, një raport të paanshëm. Le t’i lëmë faktet të flasin. Ne vijmë këtu krejtësisht të paanshëm, pa ide, paragjykime dhe gjykime të mëparshme. Në përfundim të zgjedhjeve do të hartojmë një raport të mbështetur në fakte, duke i vlerësuar këto zgjedhje në bazë të plotësimit të standardeve të OSBE-së.
Intervistoi Ani Ruci
Marrë nga “Dojce Vele”
1 Qershor 2009