Shehi: "LZHK nuk është lëvizje monarkiste"
16/01/2005 Strategjia për Arsimin dhe Shëndetësia janë vlerësuar prej Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar si thelbi për zhvillimin e vendit. Në takimin e parë të zhvilluar me elektoratin e Tiranës, pretendenti i fronit mbretëror, që është kryesues i Lëvizjes, Leka Zogu, është shprehur se shqiptarët duhet të gjejnë dinjitetin e humbur. Duke i bërë thirrje votuesve, Zogu tha se "me përgjegjësi kombëtare të gjithë shqiptarët duhet të bashkohen që `Shqipërinë ta shpëtojmë të gjithë së bashku` me një qeveri të fortë, me një qeveri të drejtë". Sipas tij, ekonomia shqiptare gjendet në një krizë totale që do të vazhdojë të thellohet në muajt e ardhshëm, me afrimin e fushatës elektorale. Gjithashtu, Zogu nuk ka harruar të theksojë se shteti shqiptar duhet të garantojë të drejtat për shqiptarët që janë jashtë kufijve, si ata në Kosovë, në Çamëri dhe në Maqedoni. Ndaj, ai tha se bisedimet me fqinjët apo me ndërkombëtarët nuk do të jenë me përulje, por sipas interesave të shqiptarëve.
Shehi
Sipas Dashamir Shehit, LZHK nuk është lëvizje Monarkiste, por është krijuar për të sjellë zhvillimin e vendit. "LZHK ka në themel të filozofisë rindërtimin e shtetit shqiptar, bashkimin e shqiptarëve të ndarë nga 50 vjet diktaturë dhe prej tranzicionit të vështirë, ndërtimin e ekonomisë së vendit të humbur dhe të coptuar", tha Shehi. Sipas tij, LZHK-ja është mjeti dhe forca e vetme, me të cilën miliona shqiptarë, kudo që janë në Shqipëri dhe jashtë saj, mund të thyjenë monopolet e partive. "Është e kuptueshme që ne jetojmë në një kohë kontradiktash të mëdha, ku partitë, të cilat quhen të majta i sheh dhe shpeshherë të djatha, qeverisin Shqipërinë prej shumë vitesh, duke ndërtuar një kapitalizëm të egër dhe antipopullor në shërbim të një grushti njerëzish, shpeshherë ish-komunistë që kanë monopolizuar 90 për qind të ekonomisë kombëtare dhe partitë opozitare, të cilat nuk janë të zonjat të luajnë rolin e tyre historik për arsyen e thjeshtë se më shumë se rikthimi i opozitës në pushtet u intereson klani i vet personal, i cili i ka çuar drejt asfiksisë politike", tha Shehi.
Stretegjia
Anëtari më i ri i LZHK-së, Dashamir Shehi, tha se në Shqipëri është e nevojshme ndryshimi i strategjisë së arsimit. Ai tha se me ardhjen e LZHK-së në pushtet, kosto e arsimimit për qytetarët do të ulet ndieshëm, ndërsa do të rriten pagat e mësuesve. Nga ana tjetër, ai theksoi se arsimi duhet të konceptohet në bazë të nevojave që kanë qytetarët në rrethet e vendit. Për shëndetësinë, në strategjinë e LZHK-së, parashikohet futja e skemës së sigurimeve shoqërore në të gjithë procesin e kurimit të sëmundjeve. Kjo duke ndjekur eksperiencat e vendeve të Bashkimit Evropian. LZHK kërkoi dje të ndalohet prerja e pyjeve shqiptarë dhe gërryerja e lumenjve, pasi ky proces po rrënon mjedisin në Shqipëri.