Starton një parti e pakicës maqedonase
Një parti politike e minoritetit maqedonas në Shqipëri pritet të zhvillojë kongresin e saj në fillim të muajit të ardhshëm. Agjencia maqedonase e lajmeve, "Makfax", bëri të ditur dje se
partia "Aleanca e maqedonasve për Integrimin Evropian" pritet të zhvillojë kongresin e saj të parë më 9 nëntor. Agjencia, duke iu referuar gazetës "Prespa" të komunitetit maqedonas në Shqipëri, thekson se kongresi vjen pas një pune të madhe disavjeçare. Sipas "Makfax"-it, maqedonasit në Shqipëri presin që kongresi të jetë një ngjarje që do t‘i shërbejë unifikimit të këtij komuniteti. Ata presin që partia të marrë masa që maqedonasit në Shqipëri të sigurojnë të gjitha të drejtat dhe të jenë të barabartë me komunitetet e tjera. Ata kanë kërkuar që të marrin poste publike në jetën sociale dhe institucionale të vendit. "Kongresi i ‘Aleancës Maqedonase për Integrimin Evropian‘ do të ketë një rëndësi të madhe për përgatitjet e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm", thekson agjencia "Makfax".