E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton bën thirrje për nisjen e dialogut Kosovë – Serbi



Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të fillojë sa më shpejt, ka deklaruar krye diplomatja e Bashkimit Europian, Kethrin Ashton. Ajo ka shtuar se Kosova dhe Serbia duhet të bien dakord për kushtet e bisedimeve. “Është me rëndësi që dialogu të fillojë tani”, ka thënë Ashton në një intervistë që u botua në disa gazeta të Beogradit. “Sa më herët, aq më mirë, por duhet të sigurohemi që ato të jenë mirë të përgatitura”, ka thënë Ashton, duke shtuar se “Bashkimi Europian ka ofruar që t’i lehtësojë bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës” me qëllim që t’i ndihmojë të dy vendet në rrugën e tyre drejt integrimit europian. “Sidoqoftë, ky është dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Qëllimi është që dy palët të shkojnë drejt BE-së, dhe të lirohen nga çdo pengesë në rrugën drejt integrimit evropian”, ka thënë Ashton.

24 Shtator 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›