Shehu Ekonomia per 2011 rritje me 4
Shqipëria është i vetmi vend në rajon me një rritje ekonomike të mirë. Kështu ka deklaruar një prej ekspertëve më të njohur të ekonomisë Sherefedin Shehu, i ftuar në studion e ABC News. I pyetur mbi nivelin aktual të borxhit publik, Shehu ka thënë se niveli i vendit tonë qëndron brenda parametrave të BE. Sipas tij borxhi shqiptar është marrë kryesisht për investime dhe është një borxh koncesionar, që do të thotë me interesa të ulëta shlyerje.
Më tej eksperti i ekonomisë, Shehu, ka folur edhe për pritjet për ekonominë në vitin aktual, me një rritje me 4%, ashtu sikurse edhe parashikimet e institucioneve ndërkombëtare që kanë paraqitur të njëtin nivel.
Ndërsa ka folur për buxhetin faktik të 2010, Shehu ka sqaruar, se ky buxhet u miratua në bazë të ligjit. Në vitin e kaluar në realizuam politika që siguruan një stabilitet të ekonomisë dhe financave, ka thënë Sherefedin Shehu, në studion e AbC News. Sipas tij, shifrat e pretenduara nga opozita, janë përgatitur jo në bazë të statistikave zyrtare por në tavolinën e PS.