Topalli takim me biznesin amerikan kerkohet miratimi i Gjykates Administrative
Bizneset e Dhomës Amerikane të Tregtisë zhvilluan një takim me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Gjatë një mëngjesi pune, përfaqësuesit e bizneseve, parashtruan Kryeparlamentares, kërkesat e tyre, të cilat do t’i vijnë në ndihmë sipërmarrësve të zhvillohen më tepër.
Sipas axhendës së këtij diskutimi, pikat më të rëndësishme ku u ndal diskutimi ishte përmirësimi i kuadrit ligjor, ku përfshihet ngritja e Gjykatës Administrative. Po ashtu, një nga pikat më të rëndësishme ku u përqendrua biseda mes bizneseve dhe kryetares së Parlamentit ishte çështja fiskale.
Sipas përfaqësuesve të bizneseve, qeveria duhet të jetë transparente në planifikimin dhe buxhetin e saj fiskal, ku duhet të përfshihet edhe mendimi i bizneseve.
Ndër të tjera, administrimi i TVSH-së, çmimet e referencës, procedurat doganore dhe taksat vendore ishin temat, për të cilat bizneset kërkuan mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë, aty ku miratohen ligjet. Gjithashtu, bizneset e Dhomës Amerikane kërkuan nga kryetarja e Kuvendit, Topalli, për promovimin e investimeve, për reduktimin e informalitetin, për planifikimin urban etj.