E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehu: Rama të mos luajë me vdekjet

 

Nënkryetari i PDR-së, Tritan Shehu, i kërkoi liderit të PS-së, Edi Rama që të mos lozë politikisht me vdekjet. Në një prononcim për median, Shehu kontestoi qëndrimet e mbajtura ditët e fundit nga ana e liderit të PS-së. “Loja me fatkeqësitë e me vdekjen është një lojë shumë cinike dhe aspak demokratike. Deklarata e Edi Ramës më kujtoi një tjetër vdekje, atë të biznesmenit Kosta Trebicka. Të kërkosh të krijosh kapital politik me vdekjen, në fakt realisht bën efektin e kundërt. Së paku, duhet pasur guximi më vonë që të pranohet e vërteta dhe përgjegjësia”, u shpreh Shehu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›