E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëlloi agresorin e të atit, nën akuzë vajza

 

KORÇE - Përleshet me kushëririn e sëmurë mendor, që tentoi t'i vriste, përfundon nën akuzë bashkë me viktimën. Sipas policisë së Korçës, ngjarja ka ndodhur mesnatën e së dielës, në fshatin Voskop, teksa Shkëlzen Duti, 37 vjeç, ka shkuar me sëpatë në dorë në banesën e kushëririt të tij Enver Abilas. I nervozuar që nuk e gjeti zgjuar të zotin e shtëpisë, e ka qëlluar me sëpatë në kokë dhe trup duke i shkaktuar plagë të shumta. Në këtë moment ka hyrë vajza e martuar e Enverit, Liljana Lika dhe kur ka parë të atin  të mbytur në gjak, e ka humbur kontrollin e vetes, duke i rrëmbyer sëpatën kushëririt dhe e ka qëlluar ku mundte dhe pastaj e ka shtyrë jashtë shtëpisë. Dy viktimat janë përcjellë në spital ku ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa ka nisur çështja penale për të sëmurin mendor dhe vajzën.                                  jo.gj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›