Berisha gol në humbje
Besart Berisha shënon golin e katërt me fanellën e Horsens, në elitën e futbollit danez (SAS-Ligaen). Gjithsesi, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare nuk ka arritur të ndihmojë skuadrën e tij që të marrë të paktën një barazim përballë Midtjilend. Horsen humbi në shtëpi me rezultatin 3-2, ndërsa 23-vjeçari shënoi menjëherë në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, kur miqtë ishin në avantazhin e dy golave. Gjithsesi, verdhezinjtë kanë ende shpresa të mbijetojnë, pasi ndodhen vetëm 1 pikë larg Sonderjiske të vendit të dhjetë. Fundjavë jo e mirë edhe për Armend Dallkun, që u ndëshkua me karton të kuq në sekondat e fundit të sfidës ku Vorskla fitoi 1-0 me Arsenal Kievin. Në të 93-ën, mbrojtësi ndërhyri ashpër ndaj një kundërshtari, duke u bërë edhe protagonist në një debat me tone të ashpra.