UGJSH: Kjo nuk është një gjë e re
• TIRANE - Faktin që KLD-ja i bënte thirrje gjyqtarëve shqiptarë për të plotësuar formularët e deklarimit të pasurive, gjyqtariArtur Kalaja, kreu i Shoqatës Unioni i Gjyqtarëve Shqiptarë, e shihte si procedura normale të punës së inspektoratit të KLD-së. I kontaktuar mbrëmë nëpërmjet telefonit ai pohoi për “Panorama” se, këto janë procedura normale të punës dhe nuk ka asgjë të re dhe nuk duhet parë si shqetësim nga gjyqtarët. Kalaja, duke sqaruar se shoqata që kryesonte i merrte vendimet dhe deklaratat në mënyrë kolegjiale, tha se, këto ishin mendimet e tij personale. “Ço vit kemi dorëzuar në KLD dy kopje të deklaratës së pasurive tona. Një kopje nga të cilat i dorëzohej ILDKP-së dhe një tjetër mbetej në inspektoratin e KLD-së”, vijoi ai. Më tej ai shtoi se, të gjithë gjyqtarët duhet të plotësonin brenda afatit ligjor këto deklarata. Shoqata Unioni i Gjyqtarëve, e cila u krijua pak ditë më parë ka ndjekur një politike të butë përballë nismave të KLD-së për reformën në gjyqësor dhe deklaratat e politikanëve, të cilat shpeshherë kanë qenë akuza të drejtpërdrejta për gjyqësorin si sistem i mbushur me korrupsion dhe paaftësi. Ndërkohë edhe për ligjin e ri “Për gjyqësorin”, i cili u miratua nga Parlamenti pak ditë më parë, kjo shoqatë nuk reagoi, ndërsa kolegët e tyre të shoqatës tjetër të gjyqtarëve e kundërshtuan në 15 pika këtë ligj, madje e quajtën si regres për gjyqësorin. f.m.