E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet mali, bllokohet aksi Shkodër- Dukagjin, 3000 banorë në izolim

SHKODER- Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje masive të dherave në zonat e thella malore të qarkut të Shkodrës.

Gazetarët e NEWS24 informojnë se në aksin Shkodër- Dukagjin ka pasur shembje masive të dherave të malit që ndodhet anës rrugës, duke bërë këtë aks të pakalueshëm për komunën e Shalsit.

Drejtoria e rrugëve në Shkodër thotë se janë shembur 100 metra katror mal të cilët kanë bllokuar totalisht aksin që të lidh me komunën e Shalësit,
Aktualisht 3000 mijë banorët e kësaj komune janë të izoluar, pasi dherat që kanë rrëshqitur nga mali kanë bllokuar aksin në 6 km larg fshatit Bregu i Lumit të kësaj Komune.

Drejtoria e Rrugëve informon se për rrëshqitjet e dherave kanë rënë gjatë gjithë natës dhe kanë vazhduar të bien edhe sot në mëngjes. Një grup specialishtësh kanë mbërritur në vendngjarje për të parë situatën si dhe për të marrë masat për zhbllokimin e rrugës. Drejtoria e Rrugëve thotë se aksi Shkodër- Dukagjin mund të bëhet i kalueshëm vetëm gjatë ditës së nesërme.

Gjatë ditës së djeshme reshjet e shiut të rëna me intensitet kanë shkaktuar mjaft përmbytje dhe në qytetin e Lezhës dhe të Lacit. Dhjetra ha toka janë përmbytur dhe si pasojë dhjetra banesa janë mbushur me ujë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›