Vizat, Ilir Meta vizitë tre ditore në Bruksel
Tiranë – Menjëherë sapo u kthye nga Mali i Zi, zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta ka udhëtuar për në Bruksel, ku pritet të diskutojë për çështjen e liberalizimit të vizave dhe marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
Sipas Ministrisë së Jashtme, për gjatë tre ditëve të ardhshme priten takime intensive me autoritetet e Brukselit, përfshirë dhe komisionerin për zgjerimin Olli Rehn, ku në vëmendje do të jenë çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë dhe dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nga BE.
Shefi i diplomacisë shqiptare viziton për herë të parë Bruskelin që pas ardhjes në këtë post pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit.
Prej së premtes së javës që kaloi, Meta ndodhej në Mali e Zi ku pati takime zyrtare. Ministri Meta duke theksuar bashkëpunimin shumë të mirë me Mali e Zi, gjatë takimeve që pati, shprehu vëmendjen e vëcantë që qeveria shqiptare I kushton realizimit të projekteve të përbashkëta në fushat e infrastrukturës, energjitikës, mjedisit e turizmit.
(d.b/BalkanWeb)