Çudia e ministrisë: Vetëm 2% e lokaleve lejojnë duhanin
Një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit Antiduhan ajo që mbahet mend prej tij është jehona e madhe që iu bë. Tashmë prej muajsh ai quhet krejtësisht i dështuar.
Por Ministria e Shëndetësisë vijon ta trumbetojë këtë ligj si një arritje të madhe. Nga ana tjetër sipas saj, përgjegjësinë për pikat ku ai çalon e ka qeverisja vendore. Në mënyrë absurde, flitet edhe për gjoba e seleksionim lokalesh. "Nga 5000 kontrolle të kryera janë vendosur 105 gjoba", bën me dije Drejtoria e Higjienës, e cila varet pikërisht nga ministria. Sipas kësaj logjike, kontrolli i bie që të tymoset vetëm në 2% të lokaleve, ndërsa pjesa tjetër të mos e lejojë duhanin. Këto të dhëna vijnë në kohën kur secili prej nesh sheh çdo ditë si konsumohet fare hapur duhani në kabinete publike, spitale e oborre shkollash. Kontrollet e inspektorëve sanitarë mbyllen në orën 16:00, duke qenë orari zyrtar. Pjesën tjetër të ditës askush nuk e monitoron ligjin. Për këtë vakum vetë specialistët e Drejtorisë së Higjienës paralajmëruan që përpara se ligji të hynte në fuqi. Por krerët e shëndetësisë nuk jua vunë aspak veshin. Për ta duket se gjëja më e rëndësishme ishte buja e 26 majit të kaluar. Sakaq, pronarët e lokaleve por edhe vetë specialistët pohojnë se, ligji duhet të ndryshojë sepse është i pazbatueshëm. Ligji i miratuar më 26 maj të vitit të kaluar ka një vakum ligjor mes dy neneve më kryesorë të tij. Sipas nenit 15, ndalohet konsumi i duhanit në ambiente publike, ndërsa në nenin 16 kërkohet heqja e tavllave dhe vendosja e tabelave kundër duhanit. Ligji parashikon gjoba vetëm në rastin e dytë dhe jo kur brenda në lokal konsumohet duhan, por që nuk shkundet në tavllë. Përkundër këtyre problemeve vendi ynë është ndër të parët në Evropë përsa i përket konsumit të duhanit. Rreth 38% e popullsisë e përdor atë në mënyrë të rregullt. Ndërsa vihet një tendencë në rënie e meshkujve duhanpirës po rritet çdo ditë e më tepër numri i duhanpirëseve femra.