“Shpëtim Ziza, të dënohet përjetë”
Në një seancë të papritur, pa praninë e familjarëve e medias, Prokuroria e Peshkopisë ka kërkuar burg përjetë për Shpëtim Zizën.
PESHKOPI / ENVER DOÇI
I akuzuari për krimin makabër ndaj 10-vjeçarit Bekim Çenga në shtator të vitit të kaluar, cilësohet si autori i vetëm, i cili me ndërgjegje të plotë ka kryer planin e ekzekutimit. Gjatë pretencës së djeshme, organi i akuzës nuk ka faktuar se 19-vjeçari Ziza të ketë pasur bashkëpunëtorë në vrasjen e të miturit. Gjyqi në ngarkim të Zizës dhe dosja e krimit që tronditi qytetin e Peshkopisë po shkon drejt përfundimit, ndërsa dje u zhvillua dhe seanca e dhënies së pretencës. Ashtu si edhe herët e tjera, procesi është zhvilluar nën masa të forta sigurie. Punonjës të shumtë të policisë lokale kanë marrë masa që askush të mos ishte i pranishëm në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura. Policia lokale ka zbatuar kështu një vendim të marrë me konsensus nga gjykata e prokurori i çështjes që në seancat gjyqësore të mos kishte pjesëmarrës, pavarësisht se familja Çenga ka kërkuar të ndjekë nga afër zhvillimin e gjyqit në ngarkim të personave që i morën jetën dhe masakruan djalin e tyre. Prokurori i çështjes ka lexuar para trupit gjykues pretencën e përgatitur nga grupi hetimor. Burime të besueshme sqarojnë se prokurori ka vërtetuar se në momentin e krimit, Shpëtim Ziza ka qenë i vetëm. Provat e mbledhura nga organi i akuzës kanë faktuar se Ziza i ka kryer të gjitha veprimet kriminale me koshiencë të plotë, pavarësisht se herë pas here ai shfaq shenja të skizofrenisë. Para trupit gjykues, përfaqësuesi i akuzës ka paraqitur para trupit gjykues një dokument të mjekëve ligjorë, ku thuhet se në momentin e krimit, Shpëtim Ziza ka qenë i përgjegjshëm dhe gjithçka e ka kryer me ndërgjegje. Prokuroria e Dibrës ka mbledhur dëshmi të shumta, ku sipas saj Ziza nuk ka pasur bashkëpunëtorë në krimin e kryer, duke hedhur poshtë deklarimin e fundit të një dëshmitari, se Ziza nuk e ka kryer i vetëm krimin e vrasjes dhe përdhunimit të të miturit 10-vjeçar. Në përfundim të pretencës, prokurori ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm të Shpëtim Zizës. Lajmi mësohet se është pritur mirë nga familjarët e Bekim Çengës, ndërkohë familjarët e Zizës nuk janë afruar asnjëherë pranë Gjykatës së Peshkopisë për të ndjekur gjyqin ndaj djalit të tyre. Ata i tremben hakmarrjes, ndaj janë strehuar tek njerëzit e tyre të afërm në fshatrat e Dibrës. Mësohet se javën e parë të qershorit, gjykata e rrethit gjyqësor Dibër do të vendosë për masën e dënimit për Shpëtim Zizën.