E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet plotësisht apartamenti 5- katesh te Rruga e Kavajës

29-08-2011 / Gazeta 55

Aksioni i Policisë Bashkiake

Policia Bashkiake në bashkëpunim me Inspektoriatin Ndërtimor të Tiranës, kanë realizuar shembjen totale të objektit pa leje, apartament 5-katësh te Rruga e Kavajës.   Policia Bashkiake e Tiranës, në kuadër të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje, në të gjithë territorin e kryeqytetit, kanë çuar drejt përfundimit prishjen e objektit të jashtëligjshëm.
Drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, tha se puna ka hasur në vështirësi për vetë pozicionin në të cilin ndodhet objekti. Në vijim, shton ai, do të procedohet me pastrimin e lëndëve inerte. Ky proces parashikohet të përfundojë në pak ditë.
Ndërkaq, kreu i policisë bashkiake, paralajmëron edhe njëherë se do zbatohet ligji ndaj çdo ndërtimi pa leje në kryeqytet.
Ai i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë ndërtimet pa leje në Tiranë, të cilat nisur nga numri i madh, kanë zënë hapësira të gjëra mes lagjeve të qytetit, duke e bërë të pamundur komunikimin në raste emergjente që qindra e mijëra qytetarë të kryeqytetit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›