Deti mbyt babë e bir
28/02/2005 Peshkatari amator dhe djali i tij 12-vjeçar, mposhten nga dallgët
DURRËS - Dy pjestarë të një familje, babë e bir, kanë vdekur dje në mesditë, teksa kishin dalë për të gjuajtur peshk. Ngjarja ka ndodhur në derdhjen e lumit Ishëm, rreth orës 15.00 dhe alarmi është dhënë nga një banor i fshatit aty pranë që peshkonte në afërsi.
Ndonëse në ndihmë të të rrezikuarve nga dallgët kanë rendur shumë fshtarë dhe peshkatarë amatorë, ka qenë e pamundur që Pjetër Vathi dhe djali i tij 12-vjeçar, Eugen Vathi, të dalin të gjallë nga deti.
Sipas familjarëve, mësohet se babë e bir, banor të fshatit Shën Pjetër, fshat i cili shtrihet në afërsi të Gjirit të Lalzit, kishin hedhur rrjetën një ditë më parë dhe kanë hyrë me barkë në det paraditen e së dielës.
Por deti i trazuar i cili dje ka shënuar deri në 7 ballë në thellësi, nuk u ka dhënë mundësi atyre të kthehen në breg. Megjithëse Vathi kishte disa vite që gjuante në mënyrë amatore peshk, ai nuk ka mundur të kuptojë rrezikun që afronte deti në një situatë stuhie detare, dhe kjo i ka marrë jetën atij dhe të birit 12 vjeç.
Sipas banorëve dëshmitarë në vendin e ngjarjes, atë e bir ishin futur në det në një kohë që moti ishte qetësuar disi, me mendimin se do të kishin mundësi të mblidhnin rrjetën para se dallgët të trazoheshin. Gjithçka ka qenë e pamundur pasi të dy kanë mbetur në det edhe pse kanë mundur t’i afrohen bregut, por pa dalë në cektësi.
Në vendin e ngjares ka qenë edhe policia e njoftuar nga banorët dhe pasi është bërë ekspertimi nga mjekët ligjorë, truat e tyre u janë dhënë familjes.
9 shkurt 2005
Peshkatari 28 orë në det
DURRËS – Një peshkatar nga Durrësi, shpëtoi mrekullisht nga vdekja e sigurtë. Jani Kola, qëndroi për 28 orë në det dhe vetëm pas ndërhyrjes së motovedetës së “Guardia di Finanza”, u bë e mundur gjetja e peshkatarit dhe e varkës së tij të mbetur në mëshirën e dallgëve.
Në barkë 52-vjeçari ishte i vetëm dhe ushqimet ishin të kufizuara, sepse kishte menduar se do të kthehej shpejt.
Fakti që Kola nuk ka pasur me vete telefon dhe as mjete të tjera sinjalizimi, ka vënë në rrezik jetën e tij.
Ka qenë alarmi i dhënë nga peshkatarët e tjerë, si dhe më pas nga Kapiteneria e Portit, të cilët kanë kërkuar ndihmë te Guardia di Financa, ekuipazhi i së cilës ka kërkuar disa orë, derisa e ka gjetur peshkatarin.
Sipas burimeve nga Kapiteneria e Portit, deti e kishte shtyrë barkën 7.5 milje larg brigjeve në drejtim të Kepit të Selitës.
Marinarët që kanë qenë në operacion, i kanë dhënë ndihmën e parë Kolës, i cili kishte kaluar një natë shumë të ftohtë në det dhe më pas kanë rimorkiuar edhe barkën.
Precedentët
21 gusht 2004
SARANDË - Në bregdet, në Sarandë, mbytet anija “Antonio”. Mbytja e tragetit me rreth 80 pasagjerë në bordin e tij, ndodhi pas përplasjes me shkëmbinjtë. Nga pyetja e dëshmitarëve, rezultoi se ekuipazhi i anijes “Antonio”, kishte marrë guximin të punonte me një elikë (d.m.th., me një motor). Ndërkohë, pas sinjalit për ndihmë, u bë e mundur shpëtimi i gjithë udhëtarëve.
08 shtator 2004
LEZHË – Peshkarexha “Riviera” ka rrezikuar të mbytet në orët e vona të mbrëmjes, në afërsi të bregdetit të Shëngjinit. Pas një defekti në helikë, e ngelur në kushtet e moskontrollit, rreth 4 milje larg, mes dallgëve, dy peshkatarët kanë dhënë sinjalin SOS dhe pas mëse tre orësh, është bërë i mundur shpëtimi i peshkatarëve dhe nxjerrja e peshkarexhës në breg.
22 tetor 2004
HIMARË – Peshkarexha “Lorela”, me pronar kapitenin e saj Arben Hoxha, rrezikoi të mbytej në afërsi të Himarës, pas përplasjes me shkëmbinjtë, ndërsa në bordin e saj kishte katër marinarë. Njëkohësisht, për shkak të ngarkesës së madhe prej 14 mijë litra karburanti në bord, është shmangur një bombë ekologjike në gjirin e Himarës, me pasoja të paparashikueshme për gjithë zonën.
19 dhjetor 2004
DURRËS – Peshkarexha “Vlora” me tre persona në bordin e saj, pronë e Qemal Harizit (Beu), zhduket në det dhe gjendet disa ditë më pas e mbytur, rreth 17 milje larg nga porti i Durrësit. Peshkarexha 500 tonëshe ishte nisur nga porti i Triestes, drejt Durrësit. Ndërsa peshkarexha, ishte për riparim në Itali, pritej që të përshkonte rreth 600 milje e të mbërrinte në Durrës.
26 dhjetor 2004
VLORË - Anija gjeorgjiane “Mariana”, rrezikoi të mbytej pranë portit të Vlorës. Shpëtimi i saj u bë i mundur pas një operacioni prej tre orësh të Grupit 28 Detar të Marinës ushtarake italiane, e dislokuar në Vlorë. Anija transportonte gaz propan të lëngshëm dhe pasi kishte përfunduar shkarkimin, ishte në pritje të përmirësimit të kushteve të motit, për të rinisur udhëtimin.
13 shkurt 2005
VLORË – Anija “Kapo Marina”, ka rrezikuar të mbytet, ndërsa ka qenë e ngarkuar me gaz të lëngshëm. “Kapo Marina”, anije e një shoqërie italiane që transporton gaz të lëngshëm, për fat të mirë, nuk është tërhequr nga dallgët në thellësi të detit, apo drejt shkëmbinjve të ishullit të Sazanit e Gadishullit të Karaburunit. Pas kësaj, është realizuar riparimi i spirancës dhe cimave të anijes.