Apeli, liron të miturin e “Matrix”
TIRANE - Alban Bare, i arrestuar në operacionin "Matrix" la dje qelinë e paraburgimit pas plot tre javësh qëndrim në të.
Ishte Gjykata e Apelit e kryeqytetit ajo që pranoi kërkesën e mbrojtjes për lehtësimin e masës së sigurisë për Baren, në "arrest shtëpie" me argumentin se ky ishte i mitur dhe se nuk paraqiste rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Ndërkohë që disa prej të bashkëpandehurve me të mbetën sërish në qeli, nën akuzën e "vjedhjes së bankave". Bare u prangos në fillim të këtij muaji gjatë operacionit të koduar "Matrix", në të cilin ranë në pranga 17 persona. Nga këta, pak ditë më vonë gjykata liroi 5 ndërsa la në qeli 12, përfshi edhe 17-vjeçarin Bare. Gjatë ditëve në vazhdim pritet, që Apeli i kryeqytetit të shqyrtojë edhe masat e sigurisë për të pandehurit e akuzuar si krerët e bandës së hakerave, Endrit dhe Anil Gjergjani. Sipas prokurorisë, 17 të pandehurit akuzohen se bënin pjesë në një "bandë hakerash" informatike qëllimi i së cilës ishte vjedhja e llogarive bankare të shtetasve të huaj, nëpërmjet klonimit të kartave bankare, Visa dhe Mastercard. fa.ma