E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ben Qimja”, mbetet në burg pa afat

TIRANE - Gjykata e Tiranës vendosi dje të linte në qeli, deri në përfundim të hetimeve biznesmenin fierak Arben Isufaj, i njohur si "Ben Qimja", edhe pas pretendimit të mbrojtjes dhe organit të akuzës se akt-ekspertizat ishin të parregullta. 

 Në seancën gjyqësore, mbrojtësi i të pandehurit, pohoi tashmë që kanë kaluar 45 ditë, që nga vendosja e masës së sigurisë organi i akuzës solli në cilësinë e provës, një dokument kthim përgjigje, të mbërritur nga Londra, për një kërkesë që është bërë disa ditë më vonë nga Tirana. Duke e cilësuar këtë si një skandal, avokati tha se është jo logjike që përgjigjja për një kërkesë të mbajë datën 12 qershor, në kohën që kërkesa është dërguar më datë 12 qershor. Gjykata pasi e konfirmoi këtë fakt edhe nga organi i akuzës u tërhoq për vendim, në të cilin argumentoi se provat do të shqyrtoheshin gjatë procesit të zgjidhjes së çështjes në themel. Pas kësaj ajo vendosi të linte në qeli të arrestuarin deri në përfundim të hetimeve, ndërsa mbrojtësi i tij pohoi se, do e ankimonte këtë vendim në Apeli, duke pretenduar se klienti i tij mbahej në qeli si pasojë e presionit të politikës mbi gjyqësorin.          fa.ma

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›