E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrja Godo në Berlin, fiton mbështetjen e gjermanëve në shëndetësi

Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë një vizite dy ditore në Berlin takoi Presidentin e Bundestagut gjerman, Norbert Lamert. Godo ka bërë të ditur se Gjermania mbështet sërish përpjekjet e Shqipërisë për zhvillimin e mëtejshëm të shëndetësisë. Lamert shprehu mbështetjen e plotë për zhvillimin e gjithanshëm të Shqipërisë, ndërsa  Godo e falënderoi Presidentin e Bundestagut për ndihmën e deritanishme. Gjatë qëndrimit të saj në Berlin, ministrja Godo pati edhe një takim të veçantë me zv/ministren gjermane të Shëndetësisë, Ulla Schmidt, me të cilën diskutoi mbi bashkëpunimin dypalësh në fushën e shërbimit dhe menaxhimit spitalor, në zhvillimin e mëtejshëm në të gjithë komponentët e tij, si dhe më në fund u takua edhe me parlamentarë të tjerë gjermanë.

Email This Klikime: 2

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›