Shohet numri i te prekurve nga gripi
Shqiperia nuk ndodhet ende ne situate gripale, por shifrat e te prekurve nga semundjet respiratore jane ne rritje. Sipas shifrave te ISHP-se, javen e fundit, jane rritur te prekurit nga infeksionet e rrugeve te frymemarrjes, duke kapur shifren 11 mije. Ata shtojne se me shume qytetare do te preken gjate ketij muaji, duke vazhduar me ritme te larta deri ne fund te marsit, ku kurba e te infektuarve nga gripi do te jete ne kulmin e sezonit. Viroza e stines ka nisur te lere ne shtrat 4-5 mije shqiptare çdo jave, llogaritjet nisen qe ne ditet e para te janarit. Me fillimin e vitit 2009, kjo viroze ka prekur ne mase qytetare nga i gjithe vendit. Numri ka ardhur duke u rritur nga java ne jave. Nga 4 mije te prekur ne jave, Shendeti Publik ka regjistruar shtim te rasteve ne 7, ne 9 dhe javen e shkuar jane prekur 11 mije persona per nje periudhe te shkurter kohore. Shtama e virozes eshte ekzaminuar nga laboratoret e Institutit te Shendetit Publik te cilet shprehen per Televizionin Koha se ajo ka rezultuar te jete shume e ngjashme me ate te nje viti me pare.