Shëndetësi: “Denonconi korrupsionin e mjekëve”
Autori i Lajmit: red.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo fakt për korrupsion nga ana e bluzave të bardha, duke dënuar aktin e 3 mjekëve dhe 2 infermierëve të dënuar me arrest shtëpie nën akuzën e mitëmarrjes. Nisur nga lajmi për dënimin e 3 mjekëve dhe 2 infermiereve të Maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet, të akuzuar për ryshfet dhe mitëmarrje, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo fakt për korrupsion apo mitëmarrje nga ana e bluzave të bardha. Gjatë një konference për shtyp, përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë, Blerina Kazaferi, deklaroi se Ministria dënon aktin e 3 mjekëve e 2 infermiereve, ndërsa “garanton mbështetje për të gjithë pacientët që do të denoncojnë fenomene të korrupsionit në sistemin shëndetësor”. Ministria e Shëndetësisë shprehet e vendosur për tolerancë zero ndaj fenomeneve të tilla në spitalet e vendit. Dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka firmosur kërkesën e policisë për pezullimin nga puna dhe lënien në masë arresti për pesë mjekë gjinekologë. Petrit Ferik Rexhepi, 56 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i paproceduar, me profesion mjek dhe i punësuar gjinekolog, Dritan Xhangolli, 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i padënuar, me profesion dhe i punësuar mjek reaminator, Hyre Reçi, 54 vjeç, lindur në Pukë e banuese në Tiranë, me profesion dhe e punësuar infermiere-mami, Nilka Perhati, 57 vjeç, lindur e banuese në Tiranë, me profesion dhe e punësuar infermiere-mami dhe Lefter Mano, 53 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me profesion anestezist, të gjithë të punësuar pranë Qendrës Spitalore Gjinekologjike “Koço Gliozheni” Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2009