Tinguj dhe ritme në Teatrin e Operas dhe Baletit
Autori i Lajmit: red.
"Koncertet e Vjeshtës" do të ngrenë siparin e sezonit të ri artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Në datën 1 tetor, në skenën e TKOB do të ngjitet për të interpretuar grupi muzikor “Trio Bravo +”. Ky grup i përbërë nga artistë ndërkombëtar, mes të cilëve edhe një shqiptar, do të sjellë për spektatorin tinguj dhe ritme nga kompozitorët e njohur botëror. Grupi përbëhet nga katër muzikantë si violinisti nga Ukraina, Mark Chaet, pianisti shqiptar Gjergj Radoja, polaku Bartek Mlejmek në kontrabas dhe së fundmi bateristja Maria Schneider. Gjergj Radoja, artisti shqiptar që rrugëtimin e tij të jetës dhe karrierës e ka bërë nga Shqipëria ku lindi, drejt Italisë ku studioi e më pas drejt Gjermanisë, ku luan. Është pianisti i trios që, në fakt është një kuartet artistësh që bëjnë muzikë, muzikë që luhet në koncerte, që kompozohet për filma, që shoqëron teatro ose inskenime të suksesshme. Është kjo muzika me të cilën deri pak kohë më parë i kanë rënë botës kryq e tërthor. Pas një udhëtimi turnesh që nisi, që nga nëntori i 2006 deri në qershor të 2008, artistët nuk do të ndalonin. Tashmë ata do të vijnë të japin një koncert edhe në teatrin e Operas dhe Baletit për shqiptarët.
Artisti shqiptar, është njëri nga katër artistët, që vijnë nga katër vende të ndryshme dhe “që kanë rrënjë evropianolindore”, shkruan kritika. Kurse për Gjergjin shkruhet se është me prejardhje multinacionale. Po çfarë prejardhje multinacionale do të pyesni? “Historia ime është e tillë. Kam ikur nga Shqipëria 10 vjeç. Kam studiuar në Milano katër vjet, pastaj erdha në Gjermani. Këtu nuk e flisnin dot emrin tim dhe meqë unë vija nga Italia, dhe aty shkruhej Giorgio, dhe më quajtën edhe këtu Giorgio. Kanë ardhur nga gazeta dhe revistat. Pjesa më e madhe nuk e kuptojnë që unë jam vetëm shqiptar, kujtojnë se jam italian, më ngatërrojnë dhe fusin aty multinacional. Në çdo intervistë unë them që kam studiuar në Itali, por nuk vij prej andej, unë kam lindur në Shqipëri. Vetëm se u duket më interesante këtyre këtu që të thonë se është multinacional se sa të thonë që është shqiptar”, thotë Gjergji Radoja.
Pra, një nga karakteristikat e grupit është multinacionaliteti që, në fakt, ka të bëjë jo vetëm me prejardhjen e tyre, por edhe me muzikën. “Trio Bravo +” luan me instrumente klasikë në mënyrë akustike. Ata nuk përdorin vegla elektronike. Por muzika që ata bëjnë është pak ndryshe nga ajo klasike. Është muzikë trio bravo +. Është shumë e vështirë për ta krahasuar, sepse janë katër veta, janë tre veta që kanë fatin e madh të bëjmë atë muzikë që iu pëlqen. Megjithëse muzika e tyre është e vështirë, kjo nuk ndikon në pëlqimin e saj. Ajo luhet në koncerte, kompozohet për filma, shoqëron teatro ose inskenime të suksesshme.
Ndërkohë, në kuadër të “Koncerteve të Vjeshtës”, në datën 2 tetor pianisti i talentuar shqiptar, Viktor Guraziu, do të japë një koncert recital në piano. Viktor Guraziu, një ndër pianistët e rinj shqiptarë, është diplomuar në Venecia në vitin 2007. Studimet e para në piano ai i ka marrë që në moshën 10 vjeçare dhe gjatë karierës së tij është vlerësuar me shumë çmime në festivale ndërkombëtare si “Città di Grosseto”,“I giovani per i giovani”, “Rovere d oro”, etj. Burime nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit bënë të ditur se koncertet e këtij lloji do të vazhdojnë për gjatë të gjithë muajit tetor.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2009