E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çaji i shtogut lehtëson nerving shiatik

Autori i Lajmit: red.
Çaji i zi, i njohur për përmbajtjen e lartë të antioksiduesve, përforcimin e imunitetit dhe rregullimin e shtypjes së gjakut- duket se ka edhe disa efekte tjera dobiprurëse. Duke krahasuar efektet pozitive të çajrave të ndryshëm, shkencëtarët kanë zbuluar se çaji i zi përmban sasi më të madhe të një polisakaridi, i cili mund të jetë shumë i dobishëm për personat që vuajnë nga diabeti, duke qenë se ndihmon në absorbimin e ngadalshëm të glukozës. Për më shumë, revista “Journal of Food Science” njofton se çaji i zi kishte qenë më i suksesshëm edhe në luftën kundër radikaleve të lira.
Nje studim i ri ka zbuluar se kombinimi i kapsaicinës (përbëresi i piperit të kuq) dhe çajit të gjelbër sjell ndjenjën e ngopjes dhe mund të ofrojë ndihmesë të madhe në kontrollin e peshës trupore.
Eshtë e vërtetë se çaji i gjelbër është shumë i shëndetshëm edhe i devotshëm edhe duhet të dihet një fakt që më mirë ështe të pihet pa sheqer, në këtë mënyrë ka efektin e plotë. Dihet se nuk është i shijshëm por më mirë të pihet pa sheqer me 2-3 gllënjka edhe aq.. kjo është e vlefshme për shëndetin. Po ashtu, nëse mundeni mund edhe të përdorni së paku dy herë gjatë 24 orëve, në mëngjes edhe në mbrëmje para se të flini.
Lulet e shtogut
Shtogu është një bimë shumë e njohur në vendin tonë. Lulet e shtogut janë të pasura me substanca vepruese, që kanë efekt mjekues në shumë sëmundje. Në sajë të këtyre substancave, çaji i përftuar prej tyre ndihmon dukshëm në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga nervi shiatik.
Kjo sëmundje ka prekur një numër të madh njerëzish në vendin tonë. Pas studimeve të shumta të kryera për mënyrën e qetësimit të dhimbjeve, që shkakton nervi shiatik dhe dhimbjet e kolonës vertebrale është vërtetuar se çaji i përftuar nga lulet dhe frutet e shtogut ka dhënë rezultate mjaft të mira në lehtësimin e dhimbjeve. Ato përmbajnë acide organike, vitaminat A e C, esencë, si dhe një faktor veprues, që jep rezultate të mira në mjekimin e dhimbjeve, që shoqërojnë disa sëmundje. Efekte pozitive ky çaj ka dhënë edhe në uljen e temperaturës së lartë. Këshillohet pirja e menjëhershme e çajit, i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës.
Ndërsa lulet përdoren për të qetësuar dhimbjet e traktit tretës dhe në rastet e sëmundjeve, që shoqërohen me fryrje të barkut. Bima rekomandohet edhe në sëmundjet e të ftohurit, si gripi, dhe ndihmon në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Rezultate mjaft të mira çaji jep edhe në pakësimin e djersës, sidomos tek personat që kanë probleme të cilat shoqërohen me djersitje të sikletshme, si në rastet e temperaturës, të afsheve të menopauzës etj, etj. Pirja e çajit përpara se të dilni, do të sillte efekte pozitive. Çajin mund ta pini edhe në mbrëmje para se të flini, për të bërë një gjumë të qetë. Mjaft mirë përdoret lëngu i përftuar nga lulet dhe frutet në problemet e fytit dhe mishrave të dhëmbëve. Në rastet e acarimit dhe skuqjes së tyre, rekomandohet të bëhet gargarë disa herë në ditë, deri sa të jeni shëruar plotësisht.
Përgatitja: Për përgatitjen e çajit nevojiten 2 lugë çaji me lulet e shtogut, të cilat hidhen në një enë me ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe përmbajtja lihet në qetësi për 15 minuta. Çaji kullohet dhe pihet i ngrohtë dhe i ëmbëlsuar sipas dëshirës, me mjaltë ose me sheqer. Mund të përdoren 1 deri 3 doza të tilla në ditë. I njëjti veprim bëhet edhe për përgatitjen e çajit me frutet e kësaj bime. Pihet një gotë në ditë, sidomos para gjumit. Frutet e njoma mund të përzihen me verë të kuqe dhe të pihet brenda ditës. Kjo kurë shërben për qetësimin e nervit shiatik dhe vazhdon deri në tri javë.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›