Togat e zeza shtynë shqyrtimin gjyqësor për të verifikuar identitetin e dëshmitares
Autori i Lajmit: red.
Dosja ”Remzi Hoxha”
Dëshmitarja me dy identitete, shtyhet gjyqi për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Seanca e radhës e procesit për rrëmbimin e zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas është shtyrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Shkak është bërë paraqitje me dy identitete e një prej dëshmitareve të këtij procesi. Dëshmitarja është paraqitur me dy emra: Ilika dhe Ruzhdo Kërcini. Trupi gjykues ka ndërprerë seancën, duke kërkuar verifikimin e gjeneraliteve të dëshmitares.
Konfirmimi
Një tjetër çështje ende e pazgjidhur mbetet fakti se ekspertët e Albtelekomit ende nuk kanë marrë një vendim, nëse nga ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda mund të realizohet një videokonferencë me Avdyl Loshajn, një prej të rrëmbyerve së bashku me biznesmenin e zhdukur shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Të akuzuar për këtë çështje janë Arben Sefgjini, ish-drejtues i degës së SHIK në Tiranë, Avni Koldashi e Ilir kumbaro, që ndodhet i arrestuar në Angli dhe pritet ekstradimi i tij, pasi të përfundojnë procedurat. Dëshmitarët kyç të këtij procesi janë dy personat që u morën peng, së bashku me Hoxhën, Avdyl Loshaj e Ziso Kristopulli, të cilët kanë treguar dhe rindërtuar ngjarjen lidhur me zhdukjen e biznesmenit, ndërsa pritet të thirren edhe gjatë procesit gjyqësor.
Gjyqi
Në Angli, gjykata londineze që ka marrë në shqyrtim çështjen e ekstradimit të Ilir Kumbaros, për llogari të çështjes së zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha, verifikoi dokumentet e palës shqiptare. Ilir Kumbaro u arrestua në Londër për llogari të drejtësisë shqiptare, i akuzuar për rrëmbim të trefishtë. Kumbaro ka paraqitur gjatë seancave të kaluara dokumente ku prezantohej si Shaqe Shatri, kosovar. Por prokuroria britanike ka siguruar dokumente nëpërmjet prokurorisë shqiptare, ku vërtetohet identiteti i të kërkuarit nga drejtësia shqiptare. Madje, në seancën e djeshme gjyqësore në Londër ka udhëtuar edhe një përfaqësues i drejtësisë shqiptare. Burime nga Ministria e Drejtësisë shqiptare thanë se, për të ndjekur nga afër gjyqin për ekstradimin e Kumbaros, është dërguar një eksperte ligjore, e cila do të sjellë raportet për çdo seancë.
Zizo Kristopulli:
”Remzi Hoxha ishte në Vain”
Një prej dëshmitarëve të gjallë të keqtrajtimeve të SHIK-ut, 13 vite më parë, Ziso Kristopulli, ka dëshmuar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda si dëshmitar në procesin “Remzi Hoxha”, me të pandehur Arben Sefgjinin, Avni Koldashin, Ilir Kumbaron dhe Budjon Meçen. Para trupit gjykues Ziso Kristopulli rindërtoi edhe një herë ngjarjen e rëndë, kur u mor forcërisht nga ish-punonjës të Shërbimit Informativ. Ai dyshohej nga SHIK si person që kishte planifikuar vrasjen e ish-ministrit të Brendshëm, Musaraj, falsifikim të referendumit të Kushtetutës si dhe trafik armësh. Sipas tij, dhuna e ushtruar e kishte detyruar të pranonte akuzat. “Pasi më morën njerëzit e SHIK më dërguan në fashtin Vain të Lezhës. Në fillim nuk i pranova akuzat, por për shkak të dhunës, pranova akuzat që më kishin ngritur. Arben Sefgjinin nuk e kam njohur, atë e pashë në gazeta ku edhe identifikova Ilir Kumbaron dhe Budjon Meçen, të cilët ushtruan dhunë fizike ndaj meje. Gjatë qëndrimit në bazën e SHIK-ut në Vain, i kam dëgjuar zërin edhe Remzi Hoxhës, për fatin e të cilit nuk mësova asgjë”.
Gjatë dëshmisë së tij para gjykatës, Ziso Kristopulli identifikoi edhe të pandehurin tjetër të procesit “Remzi Hoxha”, Avni Koldashin, për të cilin dëshmoi se e kishte shoqëruar, por nuk kishte ushtruar dhunë ndaj tij.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2009