Dhoma Amerikane e Tregtisë, network për të rinjtë e arsimuar jashtë vendit
Investimi më i madh në jetën e njeriut është ai për arsimimin e vet. Pasi kalon me sukses këtë provë të vështirë, të gjithë presin të marrin shpërblimin e merituar. Ky është procesi ku AmCham ka menduar të japë kontributin e vet për gjithë kastën e studentëve dhe të diplomuarve jashtë shtetit të cilët janë munduar shumë për të fituar profesionin e tyre dhe tashmë duan një shans për t’u integruar. Dhoma Amerikane me mbështetjen e Colliers International, ka organizuar në ceremoni pritjeje për dhjetëra të diplomuar jashtë shtetit që tashmë punojnë në sektorin privat apo publik. Dhoma Amerikane me iniciativën e presidentit i ka ftuar të gjithë të rinjtë e rinj profesionale të bashkohen në një network brenda AmCham-it për të qenë pjesë e zhvillimit të biznesit, por dhe të ekonomisë së vendit. “Ju jeni ata që nesër do të merrni në duar frenat e shtetit, do të jeni pjesë e vendimmarrjes politike, por dhe e vendimeve të rëndësishme të biznesit që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit”, - është shprehur gjatë mirëseardhjes dhe prezantimit presidenti i AmCham-it, z.Philip Bay. Duke folur me të rinjtë presidenti Philip Bay ka sqaruar se një netëork i tillë ka përfitime të dyanshme pasi jo vetëm i angazhon profesionistët e rinj në rrjetin e biznesit që operon në vend, por dhe ndihmon biznesin të ketë kontakte me specialistë të të gjitha fushave dhe që kanë arsimimin e nevojshëm.