E Shtunë, 31 Tetor 2026

LRI kërkon ndihmë nga Komisioni Evropian

Autori i Lajmit: red.
Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim e çojnë shqetësimin e tyre tek prezenca e Komisionit Evropian në Tiranë. Përmes një letre të dërguar pranë kësaj përfaqësie, LRI kërkon nga KE-ja të ndalojë vjedhjen e votave nga dy partitë e mëdha. LRI nëpërmjet kësaj letre, e cila i është drejtuar edhe përfaqësuesit të OSBE-së, ambasadorit të SHBA-së dhe ambasadorit britanik, kërkon nga këto përfaqësi të mëdha në Shqipëri, të ndërhyjnë për të ndalur masakrën elektorale që përgatitet të ndodhë në Shqipëri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Ju jeni shumё mirё nё dijeni mbi Reformёn Zgjedhore qё aktualisht ёshtё duke u menaxhuar në mënyrë tërësisht jotrasparente dhe të pandershme nga dy partitё e vjetra, PS dhe PD, përgjegjëse të njohura për shkatërrimin e zgjedhjeve në këto 17 vjet pluralizëm”, - shkruan LRI. Sipas të rinjve të LSI-së, Parlamenti aktual i Republikёs sё Shqipёrisё ёshtё sot prova mё e madhe dhe më tragjike e “Megadushkut” që më 2005 vodhi votat e shqiptarëve me duart e PS-së dhe PD-së, të cilat nuk kanё as dёshirёn dhe as vullnetin pёr tё ndёrtuar njё sistem demokratik dhe pёrfaqёsues politik nё Shqipёri. Duke kritikuar këto përfaqësi dhe punën e bërë prej tyre më 2005, LRI kërkon që ato të jenë më aktive këtë herë. “Ne mendojmë se ju keni munguar edhe në këtë proces jetik për fatet e Shqipërisë që është hartimi i Kodit Zgjedhor. Ne mendojmë gjithashtu se kёsaj radhe duhet tё jeni mjaft mё aktivё dhe të përdorni autoritetin tuaj të padiskutueshëm për tё mos lejuar shkatërrimin e së ardhmes së vendit dhe rrezikimin serioz dhe të pakthyeshëm të demokracisë në Shqipëri, siç është hartimi i Kodit Zgjedhor dhe për të mos shkaktuar radikalizimin e pashmangshëm të qëndrimeve ndaj vjedhjes dhe grabitjes së votës në tavolinë, të projektuar nga PS dhe PD”, - thuhet në letrën e përfaqësuesve të LRI-së, të cilët kërkojnë takim të menjёhershёm me përfaqësitë diplomatike për t i argumentuar edhe më mirë këto fakte.
Ky lajm është publikuar: 01/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›