E Diel, 1 Nëntor 2026

Shvarzenberg: “Bëni detyrat e shtëpisë, BE-ja s`mund të ndryshojë rregullat për ju”

Autori i Lajmit: red.
Ministri çek Shvarzenberg dhe homologu i tij shqiptar, Basha, i janë përgjigjur interesit të medias për progress-raportin e Komisionit Evropian dalë ditë më parë.
Ministri Basha ka komentuar këtë raport për rëndësinë e liberalizimit të vizave dike thënë se “progres-raporti nuk është bërë akoma publik. Sapo të njihemi me raportin do të bëjmë komentet tona. Ne presim një raport objektiv për Shqipërinë, një raport i cili do të njohë progreset e bëra në Shqipëri nga koha e raportimit të fundit që ishte para një viti. Por deri në momentin që ky raport të bëhet publik dhe versioni zyrtar të dorëzohet, ne preferojmë të mos komentojmë mbi të. Raporti ka rëndësi domethënëse dhe dominuese për procesin e integrimit evropian, por sigurisht, ka rëndësi edhe për procesin e liberalizimit të vizave”. Ndërsa ministri çek, Shvarzenberg, nga ana e tij është shprehur se “edhe ne kemi përjetuar të njëjtën përvojë shumë vite më parë dhe më kujtohet sesa shumë kuriozë ishim ndaj komenteve të caktuara të bëra nga ana e BE-së, për zhvillimet tona, përparimin që kishim bërë në drejtim të hartimit të legjislacionit, liberalizimit të ekonomisë, e privatizimit; madje, më kujtohen disa që ishin tejet kuriozë për këto komente. Por kjo nuk na ndihmoi. Ne duhet të bënim detyrat tona të shtëpisë, sepse në fund të fundit nuk mund të presësh që ata të ndryshojnë rregullat e klubit të tyre për ju. Ndaj, pavarësisht nga komentet e këtij raporti, pavarësisht edhe nga gjërat e pakëndshme që mund të ketë, unë jam i sigurt se raporti do të përgëzojë Shqipërinë për arritjet e saj; në fakt, unë kam kaluar mjaft raporte të ndryshme në duar, ndaj i njoh mirë arritjet dhe përparimet e Shqipërisë; por edhe në rast të ndonjë gjëje të pakëndshme, ju duhet të bëni diçka për mënjanimin e saj, sepse asnjë vend tjetër në Evropë nuk ka vetëm progres.

Heqja e vizave me BE
Shqipëria e fundit në rajon

Shqipëria pritet të jetë vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor që do të përfitojë nga mundësia e liberalizimit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian, duke përjashtuar këtu vetëm Malin e Zi, i cili ka vetëm dy vjet që ka shpallur pavarësinë dhe po ecën me hapa të mëdhenj në fushën e integrimit. Krahasuar me Kroacinë, Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjë-Hercegovinën, ne do të mbetemi sërish prapa. Kjo, sepse ndërsa Kroacia e ka të liberalizuar regjimin e vizave, Serbia dhe Maqedonia kanë nënshkruar me Brukselin road-map për liberalizimin e vizave, Bosnjë-Hercegovina cilësohet se ka bërë progrese në plotësimin e kushteve të vëna, ndërsa Shqipëria është ende në fazën e “dialogut për liberalizimin e regjimit të vizave”. Nga burime diplomatike bëhet e ditur se gjithçka varet nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, të cilat, sipas deklaratave të kryeministrit Berisha, mund të zhvillohen në qershorin e ardhshëm. Vonesa e një akti të tillë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, janë pikërisht mosrealizimet e kushteve të vëna nga institucionet evropiane, përkatësisht plotësimi i road-map të përcaktuar nga negociatat mes zyrtarëve shqiptarë dhe atyre të Bashkimit Evropian.

Shvarzenberg tek Topi: “Luftoni korrupsionin dhe reformoni drejtësinë”

Presidenti Bamir Topi priti në një takim ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Karel Shvarzenberg. Ministri Shvarzenberg vuri në pah mbështetjen e pakursyer të Çekisë për realizimin e aspiratave inte
korrigjuar
Ky lajm është publikuar: 01/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›