KLD përjashtohet nga zgjedhja e anëtarëve të KQZ
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Një tjetër ndryshim është që kryetari i KQZ, tashmë do të zgjidhet në Parlament me një procedurë veçmas nga anëtarët e tjerë dhe do t i përkasë mazhorancës. Ndërsa nënkryetari zgjidhet në KQZ dhe do t i përkasë opozitës”
Socialistët dhe demokratët, pavarësisht kundërshtimit të të vegjëlve, kanë gjetur konsensusin për të përcaktuar përfundimisht mënyrën e organizimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, organi kryesor për administrimin e zgjedhjeve nuk do të ketë më 9 anëtarë siç u vendos pas ndryshimeve të fundit kushtetuese, por do të ketë vetëm 7. Jo vetëm kaq, por burime nga komisioni pohojnë se mandati i tij nuk do të jetë më 7 por vetëm 4-vjeçar, aq sa është dhe mandati qeverisës për çdo parti fituese. Një tjetër element i ri në këtë kod, që pritet të marrë firmën përfundimtare brenda pak ditëve, është fakti që komisioni nuk do të ketë më përfaqësues të propozuar nga Presidenti, por vetëm nga Kuvendi, me propozim të partive politike. Kjo pikë mund të sjellë pakënaqësi nga Kreu i Shtetit, ndërkohë që partitë e vogla kanë kundërshtuar hapur konsensusin PD-PS.
Kodi i Ri
Nenet e fundit të Kodit të ri Zgjedhor, të cilat nuk janë bërë zyrtarisht publike, duket se janë dhe më të rëndësishmet, por dhe më të debatueshmet mes partive politike. Mësohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është dhe struktura qendrore që ka pësuar më shumë ndryshime. Kështu, me kodin e ri, KQZ nuk do të ketë më 9 anëtarë, gjë kjo e përcaktuar në ndryshimin e parë të Kushtetutës për të favorizuar LSI-në dhe PDK-në, por vetëm 7 anëtarë, tashmë edhe jo si organ kushtetues. Gjithashtu, është caktuar që të shtatë anëtarët do të zgjidhen vetëm nga Parlamenti dhe Presidenti apo Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk do ta kenë më këtë kompetencë në Kodin e ri. Mandati i KQZ-së ulet nga 7 në 4 vjet, në mënyrë që të përkojë gjithmonë me mandatin e Parlamentit, duke garantuar kështu balancën politike në këtë institucion. Një tjetër ndryshim është që kryetari i KQZ, tashmë do të zgjidhet në Parlament me një procedurë veçmas nga anëtarët e tjerë dhe do t i përkasë mazhorancës. Ndërsa nënkryetari zgjidhet në KQZ dhe do t i përkasë opozitës. Është përcaktuar gjithashtu që dy grupet e mëdha parlamentare, në këtë rast, PD dhe PS, do të kenë të sanksionuar në kod të drejtën për të pasur nga dy anëtarë të propozuar direkt prej tyre. Ndërkohë që dy anëtarët e tjerë do të propozohen nga deputetët e grupeve të tjera parlamentare, përkatësisht, njëri nga pala e opozitës, tjetri nga ajo e mazhorancës. Por propozimi nuk do të thotë automatikisht edhe miratim. Vota për 2 kandidatët e tjerë do të jepet, vetëm pasi të jetë marrë pëlqimi përkatësisht ai i opozitës nga Partia Socialiste dhe ai i mazhorancës nga Partia Demokratike. Këto ndryshime të fundit duket se do të sjellin reagime të shumta nga të vegjlit. Dy ditë më parë, LSI ka akuzuar socialistët se kanë bërë marrëveshje me demokratët në kurriz të saj. “Partia Socialiste e ka vënë si kusht kryesor për të bashkëpunuar për Reformën Zgjedhore, heqjen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga komisionet e tjera të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pra, ata nuk japin konsensus për reformën, nëse LSI-ja do të ketë anëtarë nëpër komisione zgjedhore”, - ka deklaruar nënkryetari i LSI-së, deputetit Dritan Prifti. Ai u ka bërë thirrje të dyja forcave politike, të mos e shtojnë koston që ka Shqipëria, për procesin e integrimit, ta sjellin sa më shpejt në Kuvend Reformën Zgjedhore, të jetë ajo reformë gjithëpërfshirëse, të jetë reformë konsensuale dhe të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Edhe demokristianët i janë bashkuar LSI-së. Nard Ndoka denoncoi marrëveshjen e fshehtë midis PD-së dhe PS-së për të përjashtuar nga të gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore përfaqësuesit e PDK-së dhe të LSI-së. “Këto dy parti, që gjatë këtyre viteve kanë alternuar pushtetin midis tyre, janë përgjegjëse për tranzicionin e vështirë dhe me kosto të madhe për qytetarët, janë përgjegjëse për vonimin e theksuar të Shqipërisë në rrugën e saj euroatlantike, janë përgjegjëse për të gjitha dukuritë negative që shoqëruan tranzicionin dhe mbi të gjitha për instalimin e një sundimi politik që mbyt çdo frymë ndryshimi, çdo përpjekje të shqiptarëve për të kthyer normalitetin në vendin e tyre”, - tha ai. Ndoka shtoi se PDK-ja ka kërkuar dhe kërkon që nëpërmjet Reformës Zgjedhore të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Si ishte
KQZ, organ kushtetues me një mandat 7-vjeçar
KQZ ka 9 anëtarë
Kryetari zgjidhet me votim të fshehtë nga KQZ-ja, kryetari i KQZ-së zgjidhet për një periudhë 3,5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje dhe përfshihet në mandatin si anëtar. Zëvendëskryetari i KQZ-së zgjidhet me votim të fshehtë nga anëtarët e KQZ-së, të propozuar nga spektri i kundërt politik i kryetarit. Zëvendëskryetari zgjidhet për një periudhë prej 3,5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje dhe përfshihet në mandatin si anëtar.
Kuvendi i Shqipërisë zgjedh katër anëtarë të KQZ-së në bazë të propozimeve respektive të njëkohëshme nga spektri i majtë dhe i djathtë i përbërjes politike të tij, përjashtuar partinë më të madhe të secilit spektër politik. Presidenti i Republikës emëron dy anëtarë të KQZ-së. Një anëtar propozohet nga partia e parë e spektrit të majtë dhe një anëtar nga partia e parë e spektrit të djathtë. Numri i kandidaturave të propozuara nuk është më i madh se dy për secilin vend vakant të KQZ-së. Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjedh tre anëtarë të KQZ-së pas propozimeve të dy grupeve të mëdha parlamentare.
Si bëhet
KQZ nuk është më organ kushtetues dhe do të ketë mandat 4-vjeçar
KQZ do të ketë vetëm 7 anëtarë
Shtatë anëtarët do të zgjidhen vetëm nga Parlamenti
Kryetari i KQZ tashmë do të zgjidhet në Parlament me një procedurë veçmas nga anëtarët e tjerë dhe do t i përkasë mazhorancës. Ndërsa nënkryetari zgjidhet në KQZ dhe do t i përkasë opozitës.
Dy grupet e mëdha parlamentare, në këtë rast PD dhe PS, do të kenë të sanksionuar në kod të drejtën për të pasur nga dy anëtarë të propozuar direkt prej tyre. Ndërkohë që dy anëtarët e tjerë do të propozohen nga deputetët e grupeve të tjera parlamentare, përkatësisht, njëri nga pala e opozitës, tjetri nga ajo e mazhorancës. Por propozimi nuk do të thotë automatikisht edhe miratim. Vota për 2 kandidatët e tjerë do të jepet, vetëm pasi të jetë marrë pëlqimi përkatësisht ai i opozitës nga Partia Socialiste dhe ai i mazhorancës nga Partia Demokratike.
Ky lajm është publikuar: 01/11/2008