Bumçi: “PS ka falsifikuar dokumentet”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Aldo Bumçi hedh poshtë pretendimet e Partisë Socialiste, sipas të cilave, në kohën kur ka qenë ministër Drejtësie ka lëshuar një shkresë zyrtare, e cila favorizonte Shkëlzen Berishën. Sipas Bumçit, shkresa për të cilën opozita thotë se posedon, është një falsifikim i turpshëm. Ai siguroi se në cilësinë e ministrit të Drejtësisë, asnjëherë nuk ka lëshuar shkresë zyrtare për një person përveçse për institucione shtetërore. Sipas Bumçit, deklarata të tilla janë dëshmi flagrante e interesit të opozitës, që ka bërë këtë falsifikim, për të manipuluar hetimin e kësaj çështjeje. Ai theksoi se kjo është koha kur të gjithë presin të hetohet dhe zbardhet tragjedia e Gërdecit, ndërsa opozita po tregon se kërkon manipulimin politik. Dy ditë më parë, deputetët socialistë pohuan në sallën e Kuvendit se kanë një shkresë, e cila vërteton shkeljet e bëra nga ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, në favor të djalit të Kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
Përgënjeshtrimi
“Gjatë kohës që kam shërbyer në cilësinë e ministrit të Drejtësisë, u jam drejtuar vetëm institucioneve shtetërore dhe në asnjë rast personave privatë. As vetë, as nëpërmjet ndonjë vartësi nuk kam dërguar shkresë drejtuar z. Shkëlzen Berisha”, - deklaroi Bumçi në kundërpërgjigje të akuzave të bëra nga socialistët. Bumçi pohoi në përgjegjësinë e tij personale se dokumenti i propozuar nga opozita është falsifikuar duke renditur ndër arsyet kaligrafinë dhe diferencën e ditës kur është dërguar ky informacion. Sipas Bumçit, kjo është dëshmi e interesit për të manipuluar hetimin e çështjes së Gërdecit. Sipas tij, “çdo shkrim me dokumentin e pretenduar është i falsifikuar dhe nuk është i ministrit të Drejtësisë, gjë që vërtetohet shumë thjesht nga verifikimi i kaligrafisë, dhe se në arshivën e Ministrisë së Drejtësisë nuk gjendet asnjë dokument që të përmbajë shënimin në fjalë”. Reagimi i Bumçit erdhi një ditë pas akuzave të drejtuara nga socialistët. Gjatë seancës parlamentare të së enjtes, deputetët e PS-së, Erion Braçe dhe Taulant Balla, akuzuan ish-ministrin Aldo Bumçi se ka firmosur dhe përcjellë shkresa për Shkëlzen Berishën.
Akuzat e socialistëve
Gjatë seancës plenare të dy ditëve më parë Balla ka pohuar se Aldo Bumçi nuk duhet të flasë për drejtësinë, sepse ky njeri ka konflikt të pastër interesi me drejtësinë. “Së pari, ai ka qenë ministër Drejtësie, por për të nuk mbahet mend asgjë të ketë bërë për reformimin e sistemit të drejtësisë. Së dyti, ky ish-ministër është në hetim për një shkresë zyrtare të drejtuar një farë Shkëlzeni. Bumçi duhet të sqarojë këtu kush është ky Shkëlzen? As në Ministrinë e Mbrojtjes e as në Këshillin e Ministrave nuk ka ndonjë punonjës me emrin Shkëlzen. Sqaro këtu kush është ky Shkëlzeni”, - pohoi ai. Deklaratat e Ballës u përfocuan nga Braçe, i cili pohoi se asnjë prej ligjvënësve nuk ka marrë përsipër të bëjë rolin e prokurorit, për më tepër të zëvendësojë prokurorin, por secili prej tyre ka marrë përsipër që në sallën e Kuvendit të sjellë ato që janë fakte reale që, natyrisht, ndihmojnë dhe mbështesin Prokurorinë në hetimet e saj. “Dokumenti për të cilin foli kolegu Balla tashmë qarkullon në formë materiale, si kartolinë në të gjitha mjediset politike dhe publike të Tiranës dhe nuk bën fjalë për një element të paidentifikuar ose person të paidentifikuar, nuk bëhet fjalë as për majën e Shkëlzenit, por bën fjalë për një njeri me emër dhe mbiemër, madje mbiemri i tij është me të njëjtin bukurshkrim si emri dhe që quhet Shkëlzen Berisha, dhe është në kokë të atij dokumenti. Megjithatë, dateline për këtë çështje është ditën e hënë këtu në mocion dhe besoj se do ta keni të gjithë publikisht këtë”, - ka theksuar Braçe.
Ky lajm është publikuar: 01/11/2008