Shëndetësia, sistemi i ri dhe spitalet rajonale
Alfred Leskaj*
Shumëkujt këto vite të fundit i ka bërë përshtypje ndryshimi në spitalin publik të Durrësit. Ku, përkundër tmerrit të njohur të funksionimit të qendrave spitalore në gjithë vendin, gjithçka ka tjetër pamje. Këtu, qoftë për t’u futur te pacienti i shtruar apo i operuar, duhet të bësh jo pak përpjekje për të qenë brenda rregullave të kërkuara, ku korridoret e ambientet ndrisin nga pastërtia, ku ndalohet të flasësh me zë të lartë dhe në fund, kur ke marrë lejen për të vizituar të sëmurin, duhet hedhësh hapat me qeska të veshura në këmbë.
Projekti pilot në spitalin e Durrësit, në kuadrin e reformës në sistemin shëndetësor dhe zgjerimit të skemës së sigurimit shëndetësor edhe në shërbimin spitalor, tashmë e ka justifikuar veten si një model për t’u përhapur. Kështu, në kuadër të këtij modeli të provuar, qeveria nisi zbatimin e së njëjtës skemë më 1 janar 2009, duke përfshirë 42 spitale në të gjithë vendin. Tashmë, 9 muaj pas ditës së parë të aplikimit, ky projekt i suksesshëm rezultoi i njëjtë në frutdhënie dhe në spitalin rajonal të Vlorës. Një testim që dha parametra të qartë pozitivë, krejt të ndryshëm nga ato të sistemit të mëparshëm.
Viti 2008 do të arkivohet si viti i krizës më të madhe në sektorin e shëndetësisë. Kjo, sepse gjithçka funksiononte sipas skemës së vjetër të aplikuar nga Ministria e Shëndetësisë, që kishte dhënë prova për dështimin e saj dhe që arriti kulmin në vitin 2008, la shijen e një strukture në pikun e dekompozimit. Shkaku i parë ishte sistemi i centralizuar që prodhonte krizë, por më pas këtij iu bashkëngjit edhe një menaxhim jo strategjik gjatë 2008, që akumuloi gjithë problematikën e nisur shumë vite më parë. Thënë me fjalë më të kuptueshme, mes të tjerave, katastrofa kishte lidhje me furnizimin me medikamente, materiale mjekësore, kite e reagentë të ndryshëm laboratorikë, që si çdo vit, realizohej nga Ministria e Shëndetësisë. Në spitalin rajonal të Vlorës, në fund të tremujorit të tretë të vitit 2008, kriza arriti vlerën e saj maksimale dhe gjendja dukej e pashpresë. Veprimi i vetëm ishte në funksion të realizimit të nevojave më imediate, por dhe ato kishin vështirësi, për shkak se binin ndesh me ligjin e prokurimeve publike, të cilat që të gjitha bëheshin nga Ministria e Shëndetësisë. Pikërisht ky lloj centralizimi nxiste burokracinë, ngadalësonte procesin dhe vështirësonte përmbushjen e kërkesave reale dhe të personalizuara të spitaleve rajonale me medikamente. Por ardhur në fund të 2009, mesa duket kriza e 2008 do të mbetet thjesht një e dhënë statistikore në database-n e ecurisë dhe e performimit të sektorit të shëndetësisë në vite. Nëse do të bënim një analizë të vitit 2008 dhe të vitit 2009 (si 9-mujor), do të shikonim që viti 2009 përbën një start për një rritje të qëndrueshme. Kjo sepse ndërhyrja e qeverisë në fund të vitit 2008 ishte vendimtare, si në aspektin e masave për të dalë sa më shpejt nga kriza, por dhe në aspektin e një menaxhimi strategjik për të ardhmen, me synimin e vetëm, plotësimin e qëndrueshëm të misionit, për të cilin këto institucione janë krijuar. Qeveria veproi në dy drejtime shumë të rëndësishme, së pari në dhënien e autonomisë në menaxhimin e fondeve të spitaleve rajonale për prokurimet, duke i lejuar spitalet rajonale të personalizojnë kërkesat e tyre në bazë të kërkesave reale që kanë. Saktësisht prokurimet për nevojat e spitaleve nuk do të bëhen më nga Ministria, por nga vetë spitalet. Po kështu, ndërhyrja e shtetit rezultoi pozitive edhe përsa i përket financimit të buxhetit të spitalit prej ISKSH (veç investimeve kapitale që do të realizohen me projekte të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë). Ndërkohë një avantazh i tretë i madh është edhe kalimi në masën 100% i të ardhurave të shërbimit ambulator (të ardhurat që realizohen nga vetë spitalet) në buxhetin e këtyre spitaleve, të cilat sipas sistemit të vjetër kalonin vetëm në masën 30%, ndërkohë që 70% shkonte në buxhetin e shtetit. Me raportet e reja të përcaktuara, 30% blerje medikamentesh, 40% shpërblime, 30% investime si dhe dy paga shpërblim për punonjësit, ndryshimi u konsiderua si radikal. Kjo sepse pikësëpari spitali motivohet për të rritur të ardhurat dytësore. Duke u zbatuar kjo skemë e re, që nga janari i këtij viti, janë realizuar 16.488.751 lekë të ardhura dytësore, kundrejt 14.749.706 lekëve të realizuara më 2008. Pra shifrat flasin për një rritje rreth 10.5% në vitin 2009 (2 milionë lekë më shumë se në 2008). Konkretisht po ta shikojmë nga pikëpamja e shifrave, buxheti i vitit 2009 është 448.300.000 lekë (paga, sigurime, mallra dhe shërbime) ndërkohë që ai i vitit 2008 ishte 429.719.000 lekë. Duke folur me gjuhën e shifrave, shohim se diferenca në dy buxhetet është e vogël, por situata në raport me cilësinë e shërbimit dhe pajisjen me medikamente, në spitalin rajonal të Vlorës, është krejt ndryshe në vitin 2009. Pra është shumë premtuese dhe e qëndrueshme. Aktualisht, falë sistemit të ri të menaxhimit, spitali Rajonal i Vlorës ka dalë nga kriza dhe është futur një stabilitet ekonomik, në drejtim të furnizimit me medikamente, materiale mjekimi dhe kite e reagentë laboratorikë, të cilët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ishin inekzistentë.
Më lart përmendëm si një veprim strategjik dhënien e autonomisë spitaleve në drejtim të menaxhimit të buxhetit të tyre, por autonomi nuk do të thotë gjithçka. Kjo sepse nëse mungon menaxhimi i mirë financiar, do të jetë e pamundur për të stabilizuar situatën ekonomike dhe për të krijuar një terren të qëndrueshëm në vijueshmëri. Në fillim të 2009, administrata e spitalit rajonal të Vlorës u angazhua të shfrytëzonte gjithë hapësirën ligjore, për të realizuar në një kohë sa më të shpejtë, furnizimin me medikamente e materiale të tjera. Gjithashtu u realizuan shtesat e kontratave në masën 20% të kontratave të lidhura në vitin 2008. Ky ishte fillimi, por duke ecur me këtë hap e duke realizuar një aktivitet të ngjeshur financiar, në muajin tetor u arrit të realizoheshin 100% blerje mallra dhe shërbime, si dhe 100% të investimeve të planifikuara. Si rezultat, në fund të 9-mujorit, në spitalin rajonal të Vlorës ka një gjendje në medikamente në shumën 51.000.000 lekë. Kështu viti 2010 do të ketë një situatë krejtësisht optimiste, pasi do të jetë një vit i kurorëzimit të suksesshëm të strategjisë. Gjatë 2010 është llogaritur të bëhen disa investime serioze në infrastrukturë, të cilat do t’i bashkëngjiten strategjisë për rritjen e cilësisë në shërbimin shëndetësor spitalor për komunitetin e Vlorës. Kështu do të ndërhyhet në sistemimin dhe gjelbërimin e territorit të Spitalit, do të ndërtohet një spital i ri, do rikonstruktohen dy hyrjet e spitalit, do të ndërtohet nga e para kuzhina, farmacia etj. Pra këto janë efektet e para të strategjisë së re. Aktualisht në dispozicion të spitalit rajonal të Vlorës janë më shumë të ardhura, të cilat duke u miradministruar me këto ritme, do të eliminojnë mungesën e medikamenteve, do rrisin cilësinë e shërbimit spitalor duke çuar rrjedhimisht në rritjen e cilësisë së jetës së komunitetit ku ky spital rajonal operon. Pra mund të themi se përfshirja në skemën e re të financimit nga njëra anë, si dhe menaxhimi profesional nga ana e administratës së spitalit rajonal të Vlorës, janë dy faktorët që kanë diktuar suksesin dhe plotësimin e misionit të këtij institucioni, që është sigurimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i kujdesit shëndetësor për komunitetin.
(*) Autori është nëndrejtor
ekonomik i Spitalit rajonal Vlorë