E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, 120 tonë ndihma për Shkodrën

Tirane, 14 dhjetor, NOA - Autoriteti Kombetar i Ushqimit (AKU) ka arritur te mbledhe nga bizneset 120 tone ndihma per banoret e zonave te permbytura ne Shkoder.

“Ashtu sikurse shume organizata te ndryshme vendase e te huaja, por dhe biznesmene  te cilet jane solidarizuar me situaten e permbytjeve ne verilindje te vendit, edhe Autoriteti Kombetar i Ushqimit ne te 12 qarqet e tij, ka arritur te grumbulloje nje sasi prej mbi 120 ton ushqime per njerez e kafshe, te cilat do t’i shperndahen familjeve ne nevoje ne qarkun  e Shkodres”, thuhet ne nje njoftim per mediat te AKU.

Ndihmat ushqimore konsistojne ne produkte baze ushqimore per njerez te tilla si makarona, miell, oriz, sheqer, vaj, kripe, konserva mishi, molle, veze dhe uje.

“Megjithate duke qene se dhe shumica e zonave te Nenshkodres jane prekur nga permbytjet, AKU ka menduar t’i vije ne ndihme edhe blegtorise duke kontribuar ne produkte te ketij lloji, te tipit hime dhe produkte te tjera per bagetine”, thuhet ne njoftim.

Nga ana tjeter AKU pergezon dhe falenderon perzemersisht te gjithe operatoret e biznesit ushqimor, te cilet i jane pergjigjur thirrjes se ketij institucioni per t’i ardhur ne ndihme familjeve te prekura nga permbytjet, duke iu bashkengjitur ne kete menyre te gjithe atyre fondacioneve, organizatave, OJQ-ve, e komunave te Shqiperise, te cilat kane dhene tashme kontributin e tyre ne ushqime dhe ndihma te ndryshme.

a.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›