"Shengen" ballkanik?
Rrallë ka ndodhur që deklarata e një politikani shqiptar të ketë atë jehonë që pati ideja e rishfaqur nga Presidenti i Kosovës, zoti Fatmir Sejdiu, në lidhje me të ashtuquajturin "Shengen" ballkanik gjatë takimeve me Presidentin e Shqipërisë, zotin Bamir Topi, vetëm disa ditë më parë. Jehonë pati në media, jehonë edhe ndër politikanë të ndryshëm, ndërsa ata të politikës shqiptare të Maqedonisë shpejtuan të komentonin, duke evidentuar edhe një herë diferencat mes tyre. Ndërkaq, nuk duket që ky deklarim të ketë pasur jehonë në ambiente jashtëshqiptare.
Në të vërtetë, idetë në lidhje me domosdoshmërinë e fuqizimit - herë pas here mbase duhet thënë: "fillimit" - të bashkëpunimit ballkanik janë ku e ku më të vjetra se sa idetë e hedhura nga Gjergj Dimitrovi për të ashtuquajturën "Konfederatë ballkanike" dhe qartësisht ato kanë lindur më së shumti si pasojë e një teze po aq të njohur dhe po aq të vjetër e cila e konsideron këtë rajon si një fuçi baruti. Të tjerë analistë të politikës ndërkombëtare madje shkojnë më tej, duke u përpjekur që ta shpjegojnë situatën e paqëndrueshme në rajonin tonë më shumë se sa pasojë të karaktereve të ndryshëm të larushisë së popujve që jetojnë në të, si pasojë të interferimeve të interesave të të ashtuquajturave "fuqi të mëdha" që jo rrallë janë përplasur egërsisht dhe pabesisht në këto zgërqe që gjithsesi mbeten joshëse dhe me një sharm të pashpjegueshëm për shumëkënd. Një palë e tretë thekson se është pikërisht historia gjatë së cilës ky rajon është konsideruar si pikënisje dhe laborator luftërash globale që i jep këtë sharm, nëse vërtet është i tillë. Mbi bazën e një logjike të thjeshtë, është e kuptueshme që kërkesa për bashkëpunim të lindë pikërisht në rajone të tillë ku armiqësitë rrisin një bar të hidhur hasmërish tashmë tradicionale.
Me rënien thuajse të njëkohshme të komunizmit në vendet e këtij rajoni, m‘u në mes të procesit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, gjithashtu, ndo ca mendje që e njihnin më nga afër historinë e ngatërruar të marrëdhënieve dhe hasmërive të rajonit, lëshuan bashkë me alarmin për mundësinë e ringritjes së nacionalizmave primitivë të popujve, edhe ndonjë ide që u anashkalua për qëllime të cilëve shumëkush u shmanget t‘u vërë emrin që kanë realisht. Të kësaj kohe janë idetë e mendimtarëve "liberalë" për nevojën e krijimit të një hapësire ekonomike ballkanike, për rikrijimin e një tregu të hapur për të gjitha vendet. Këto ide progresuan deri te propozimi i Komisionit Evropian për heqjen e doganave mes vendeve të shteteve dhe kompensimi i mundshëm i të ardhurave të munguara nëpër buxhetet përkatëse të qeverive, çka nuk u realizua, pavarësisht nga pretendimet, në të vërtetë për shkak të lidhjes së qeveritarëve me aferat korruptive dhe me lidhjet me krimin e organizuar, i cili jo rallë e ka përdorur "doganën" si pikëkalimi të interesa të veta korruptive.
Megjithatë, qoftë si komponente e një vetëdijeje europianiste e klasës politike, qoftë edhe (sidomos) nën presionin e zyrave dhe projekteve përafruese të Brukselit, një sërë marrëveshjesh të tregtisë së lirë janë implementuar tashmë mes shumë vendeve të Ballkanit dhe tregu ballkanik funksionon. Problemet që u vunë re me bllokimin e njëanshëm të eksporteve kosovare nga ana e Beogradit, janë prova më e mirë se tashmë një realitet tjetër marrëdhëniesh - të paktën ekonomike - është krijuar dhe është funksional në mes nesh. Pa folur pastaj për "bashkëpunimin" e grupeve të krimit të organizuar që është fuqizuar prej kohësh pa i përfillur kufijtë, ideologjitë, nivelet e marrëdhënieve shtetërore apo edhe ndjenjat nacionaliste. Kundërpërgjigjja e një sërë organizmave dhe zyrave të bashkëpunimit të luftës kundër këtij krimi, ngjan të jetë ende e pamjaftueshme.
Ndërkaq ideja në fjalë e pretenduar si e Sejdinit, nuk ngjan të jetë tërësisht ide e re, e ca më pak e tija. Ajo mbetet ide e tija për kohën dhe veçanërisht për mënyrën e ndryshme se si u artikulua dhe që do të përpiqemi ta analizojmë më pas. Në kuadër të aktiviteteve dikur të shpeshta të Klubit Politik të Ballkanit, drejtuar nga ish-presidenti bullgar Zhelev, shpesh janë përpunuar ide të tilla. E, në këtë klub kishin zë dhe ishin tepër aktivë një varg personalitetesh shqiptare nga të gjitha trevat. Ndërkaq, më se dhjetë vjet të shkuara, një tjetër politikan shqiptar, Fatos Nano, hodhi një varg tezash që kishin në themel të tyre pikërisht fuqizimin e bashkëpunimit rajonal. Të tilla ishin idetë e një asambleje parlamentare të vendeve të rajonit apo edhe të një minishengeni ballkanik. Idetë ishin të mbështetura gjerësisht edhe nëpër kancelari të vendeve të tjera ballkanike dhe duket se implementimi i tyre nuk u bë thjesht dhe vetëm për shkak të interesave parciale të disa prej vendeve që aspironin - dhe e realizuan - një afrim më të shpejtë me strukturat euroatlantike. Po të mbash parasysh kohën kur u përpunuan dhe u elaboruan këto teza, është e lehtë të kuptohet se interesi do të kishte qenë ku e ku më i prekshëm se sa është sot e gjithë ditën, posaçërisht për faktin se përveç se Bullgaria dhe Rumania tashmë janë anëtarë të Bashkimit Evropian, edhe Kroacia është me "një këmbë" brenda këtij unioni.
Po atëherë ç‘përmban propozimi i Sejdiut? Një marrëveshje "Shengen" midis Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Thënë ndryshe një marrëveshje sipas së cilës shqiptarët të mund të qarkullojnë lirisht nëpër hapësirat ku jetojnë të shpërndarë. Është një kërkesë më se normale, por që nuk ka lidhje me konceptin e marrëveshjes "Shengen", e cila ka për qëllim pikërisht zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe ndërnacional. Më shumë se sa kaq, mospërfshirja në propozim edhe i shteteve të tjera ballkanike sikundër janë Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe, mbase, edhe Kroacia, krijon shijen e keqe të një politike tradicionaliste të dalë mode ku emocionet "patriotike" dhe populizmi karakteristik i drejtuesve të rajonit, veçse janë bërë pengesë e kapërcimit të mendësive që na mbajnë të mbërthyer këtu ku jemi. Eksperiencat e bashkëpunimit evropian flasin për të kundërtën: aftësinë e politikës për të ndërtuar një të ardhme të ndryshme nga e kaluara problematike, një të ardhme të përbashkët. Pikërisht falë kësaj mendësie moderne, bash në vatrat e konfliktualitetit janë hedhur hapat e parë të bashkëpunimit në forma të larmishme, por me të njëjtën filozofi në thelb: atë të bashkëjetesës dhe të respektimit për të ndryshmin, i cili nuk se është domosdo edhe armik. Kështu, edhe pse në formë embrionale dhe i paformalizuar ende, ngjan që propozimi në fjalë nuk bën gjë tjetër veçse justifikon dhe ushqen - pavarësisht se nga një pikënisje krejt tjetër - qëndrimet e radikalizuara të lobeve nacionaliste serbe.
Thënë ndryshe, në mos gjë tjetër, duket se ideja e Presidentit Sejdiu për këtë të ashtuquajtur "Shengen" ballkanik, ngjan minimalisht e pamaturuar dhe ka nevojë për një rishqyrtim më të thelluar e bashkëkohor, realisht evropian.