"Gabimet" e kalkuluara te Gjinushit
Nuk është LSI-ja dhe lidershipi i saj që nuk kanë një pozicionim "as majtas, as djathtas", por lidershipi i PS-së, i cili shfaqet i vendosur të arratiset "tej së majtës dhe së djathtës". Ky është korrigjimi më thelbësor që mund t‘u bëhet deklarimeve të Skënder Gjinushit, në një intervistë për gazetën "Shqip", pak ditë më parë. Por në atë intervistë ka edhe të tjera kundërthënie, që duket se nuk kanë për burim paditurinë, por rënien në konflikt të parimeve me interesat e afërta politike të liderit socialdemokrat. Pra, janë gabime të kalkuluara, janë "gabime". Gjinushi sapo kritikoi në një intervistë LSI-në se po mbështet reformat e Berishës, se nuk ka një pozicion konsekuent majtas, se është pozicionuar "as majtas dhe as djathtas" dhe, se pas kritikave e akuzave që i ka bërë Ramës, nuk ka të drejtë të kërkojë bashkëpunimin e tij, pa i thënë më parë "më fal".
Pikëpamjet e shprehura nga kreu socialdemokrat kanë vlerë të komentohen jo vetëm se (ndryshe nga ato që deklarojnë shumë figura të tjera në PS) duken më afër optikës, sipas së cilës hedh hapat edhe kreu i socialistëve, Edi Rama. Ato duhen komentuar për të provuar se një nga ata që duhet të kërkojë falje është vetë Gjinushi, se është ai që, ndërsa kritikon me të drejtë amendimet e Kushtetutës nga PS-PD, vazhdon bashkëpunimin me njërin nga bashkautorët e amendimeve të Kushtetutës. Të kritikoj teorikisht, por të mbështes praktikisht. Ky është qëndrimi i Gjinushit ndaj Ramës. Por është një qëndrim që ka edhe një anë tjetër. Atë ndaj Kushtetutës. "Të mbroj teorikisht, por të tradhtoj praktikisht", i thotë Gjinushi Kushtetutës. Dhe e gjitha kjo përse? Që të sigurojë monopolin e aleatit të vogël në koalicionin e ardhshëm të majtë qeveritar, ku nuk duhet të ketë vend për të tjerë?
***
Gjinushi nuk ka të drejtë, kur thotë se ka qenë "LSI që mbështeste reformat" e Berishës. Përse? Sepse ka të drejtë Gjinushi që thotë se, me shumicën e Berishës nuk bëhen reforma dhe se ky i fundit, me "reforma" kupton vetëm miratim ligjesh që në vend t‘ua shtojnë, ua thithin lirinë institucioneve. Sepse ka të drejtë Gjinushi, që thotë se "sot nuk kemi asnjë institucion që të mos ketë pasur fatin të goditet me amendamente kushtetuese". Sepse, ndërkaq të gjithë e dinë se amendamentet e Kushtetutës, që nuk lënë institucion pa goditur, i ka votuar jo LSI-ja dhe Ilir Meta, por PS-ja dhe Edi Rama. Ky i fundit (por edhe Berisha) vazhdon t‘i cilësojë amendimet që (sikundër me të drejtë pohon Gjinushi) godasin institucionet, reformë për mirëqeverisje. Dhe Gjinushi, që i ka kritikuar këto amendamente, është përsëri aleat pa kushte i Ramës.
Pas ndryshimeve të Kushtetutës, të kësaj kryekundër-reforme që e minon sistemin e demokracisë liberale në Shqipëri, jo vetëm qeveria "Berisha", por edhe opozita nuk shfaqet më si zgjidhja e problemit, duke u bërë pjesë e problemit që duhet zgjidhur për të shpëtuar demokracinë. Pas 21 prillit, formula e instalimit të një pushteti autoritarist në Shqipëri nuk është më një ekskluzivitet vetëm i PD-së dhe Berishës. Tashmë të dy lidershipët e PS-së dhe PD-së, Rama e Berisha, sikundër kanë konstatuar me plot të drejtë edhe mjaft opinionistë, ofrojnë paketa politike shumë të ngjashme, ofrojnë një sistem politik më të thjeshtëzuar, me më shumë "stabilitet" qeverisës, por dukshëm më pak garantist për sa u takon të drejtave dhe lirive të njerëzve. Në këtë kuptim, plotësimi pas zgjedhjeve të 2009-ës, i asaj që Gjinushi e quan "standardi i largimit të Berishës" nga pushteti nuk mjafton. Sepse është shumë i rëndësishëm për lirinë dhe demokracinë liberale si opsion sistemi politik në Shqipëri, që bashkë me largimin e Berishës, të largohet edhe rreziku i instalimit të një sistemi autoritarist bipolar, në të cilin përsëri autoritaristi Berisha ka të ngjarë që edhe po kaloi në opozitë, të mbetet përsëri një nga dy polet. Amendamentet e Kushtetutës, më 21 prill, kanë zbehur mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të kemi një rotacion të një pushteti të vjetër me një pushtet të ri, të një politike të vjetër me një politikë të re, duke rritur shanset e rotacionit të autoritarizmave, që një autoritarizëm i vjetër të zëvendësojë një autoritarizëm të ri, që autoritarizmi blu i Berishës të ndërrohet nga autoritarizmi rozë i Edi Ramës.
***
Dhe kur është fjala për të ndërruar një autoritarizëm me një tjetër, një sundim me një sundim dhe jo një keqqeverisje me një mirëqeverisje, ç‘rëndësi ka nëse ndërrohet ose jo pushteti, ç‘rëndësi ka "standardi i largimit të Berishës"? Rotacioni politik ka rëndësinë e vet edhe në këto kushte. Sepse, përveç goditjes që do marrin klanet e korruptuara qeverisëse, presupozohet të kryhet cikli i kalimit paqësor të pushtetit edhe nga e djathta tek e majta. Deri më sot ka ndodhur vetëm kalimi paqësor nga e majta tek e djathta. Berisha nuk e ka dorëzuar asnjëherë deri më sot paqësisht pushtetin. Teorema e Namik Vehbi Fadile Hotit se, Berisha nuk zbret kurrë nga kali i pushtetit, nuk është hedhur poshtë akoma. Por, gjithsesi, kompromiset e Ramës me Berishën në kurriz të Kushtetutës, lirisë dhe gjithë jetës pluraliste në Shqipëri, rrezikojnë rotacionin e pushteteve në zgjedhjet e ardhshme. Sepse rrezikojnë ta zbehin mbështetjen për alternativën e tij të "politikës së re". Sa më shumë të bëhet e qartë se një nga ofertat e "reja" të kësaj politike është po ai autoritarizëm që në thelb synon edhe Berisha.
Gjinushi thotë se janë të djathtët që kanë shumë dëshirë ta quajnë faktor LSI-në. Gati sa nuk thotë që LSI është një shpikje e të djathtëve, një "kalë Troje" në gjirin e së majtës. Ai e akuzon LSI-në se bën pjesë në ato parti, që nuk garantojnë votuesit e majtë, se vota e tyre do të shkojë majtas. Akuzon se "LSI, si në vitin 2005, zgjedh një pozicionim as majtas e as djathtas". Por ky pohim i Gjinushit është qartësisht i gënjeshtërt. Sepse nëse ka një qëndrim që është "as majtas, as djathtas", ai është qëndrimi i Edi Ramës, është "politika e re" tej së majtës dhe së djathtës. Prandaj, nëse këtej e tutje (sepse dikur ka qenë në qeveri me PD) është për një pozicionim konsekuent majtas, Gjinushi duhet t‘i riadresojë kritikat e tij drejt Ramës, i cili nuk po shkon majtas, por tej së majtës.
***
Lidhur me mundësinë e një aleance PS-LSI, Gjinushi kritikon LSI-në për akuzat që i ka bërë Ramës: Ose janë shpifje ç‘ka ke thënë dhe kërko falje, ose nëse janë të vërteta, pse kërkon bashkëpunim atëherë"? - konkludon në mënyrë pretencioze Gjinushi. Por edhe kjo është e gabuar. Fakti që unë kam kritikuar një parti dhe lidership nuk e përjashton mundësinë e një bashkëpunimi me të. Natyrisht, bashkëpunimi mund të bëhet nëse partia apo lideri që unë kam kritikuar, ndryshon qëndrim të paktën lidhur me ato çështje që janë shkaku parimor i përplasjes dhe kritikave. Nëse kjo nuk ndodh, bashkëpunimi bëhet vërtet i pamundur. Dhe konkretisht, një rast i tillë është ai i amendamenteve të Kushtetutës. Nuk mund të ketë bashkëpunim të LSI-së me PS-në (të paktën parimisht) sa kohë që LSI-ja i qëndron mbrojtjes së Kushtetutës dhe demokracisë liberale.
Bashkëpunim mund të ketë vetëm nëse PS-ja dhe Rama thonë "më fal". Dhe në politikë, kjo do të thotë të angazhohesh politikisht për t‘i korrigjuar ato gabime, pra të amendosh amendamentet autoritariste të kryera në konsensus me Berishën. Por, natyrisht, mund të ketë bashkëpunim edhe në një rast tjetër. Atëherë kur partia që ka kritikuar amendamentet e Kushtetutës, pranon gjithsesi të bashkëpunojë me një nga bashkautorët e tyre dhe konkretisht me Ramën. Ky është rasti i Gjinushit e në këtë rast, është vetë ai që duhet t‘i thotë Ramës "më fal". Edhe Kushtetutës.