Shënime për “Shqetësimet e Obezit”
Rikard Ljarja
Pak kohë më parë isha i ftuar në një premierë filmi në një nga sallat e hotelit “Sheraton”. Kam kohë që nuk shkoj në premiera. Për njëmijë e njëqind arsye. Këtë radhë vendosa të shkoj.
U ula diku andej nga mesi në ndenjësen e dytë. Salla u tejmbush dhe shumë njerëz u detyruan të ulen në shkallë apo të largohen. Ndenjësja ngjitur meje për fatin tim ishte e prishur, kështu që nuk iu krijua mundësia askujt të ulet. Isha i qetë të shijoja deri në fund atë që do të shfaqej në ekran pa më pëshpëritur në vesh ndonjë mik i imi që ndoshta do të emocionohej, apo do t’i fillonte vërejtjet që në kuadrot e para. Të them të vërtetën kisha shkuar me idenë se do të shoh një film, standard, me një hero që tregon vuajtjet, përpëlitjet në regjimin e shkuar, të modës kohët e fundit. Apo ndonjë tjetër soj filmi me aktor me karrierë shumë të gjatë që vazhdojnë të luajnë teatër, dhe kam frikë se nuk do të mësojnë kurrë më të luajnë me vërtetësi në film. Kuadrot e para të filmit nuk ishin “estetike”: Fasada e një pallati me dy shkallë, i dalë boje... me një dritë të shpërlarë, as me ngjyra as bardh e zi...(!) Durova. Nuk u ngrita të largohem. Dhe mirë bëra. Ngadalë-ngadalë fillova të kuptoj stilin aspak të zakontë të këtij filmi. Dhe kur mbaroi, ende nuk e kisha kapërdirë atë që na ishte servirur. Ishte një befasi. Një gjë e paparë në kinemanë tonë. Për ta ndërtuar, për të shprehur ato ide që me siguri i kanë zier një kohë të gjatë Plutonit në kokë, i është dashur një skelet, një përrallë. Dhe përralla e këtij filmi është një gjë e vjetër sa vetë jeta e njeriut mbi tokë. “Treshja”: Burrë, grua dhe “Ai”. Po kjo s’ka asnjë lidhje me idetë që shpalosen ngadalë-ngadalë dhe që bëjnë thelbin dhe rëndësinë e këtij filmi. Në vitet ’90, përveç atyre gjërave që tashmë janë thënë e dihen nga të gjithë, pat edhe një çoroditje psikike të të gjithë popullatës. Të gjithë u ndodhëm para një situate të panjohur: Të lirë. Shumica nuk e dinin ç’ishte liria. Kishim një ide të shtrembër për lirinë. Konfuze. Dhe prandaj ndodhën gjithë ato ngjarje... Sipas mendjes sime, një prej shumë arsyeve që ndodhi ashtu ishte edhe mungesa e njohjes së vetvetes. E identitetit personal. “Kush jam unë”! “Kush jemi ne”! “Kush kemi qenë”. “Kush do të jemi këtej e tutje”!
Sepse vite të tëra shumica e jonë tregoheshim ato që nuk ishim. Tjetër mendonim e tjetër vepronim. Lulëzoi hipokrizia. Lulëzoi të shtirurit. Rrena. Dinjiteti vetjak ishte pothuajse rrafsh... Çpersonalizimi dhe unifikimi i vlerave u bë institucional. Të gjithë duhej të ishin njësoj të gjatë, të gjithë duhej të kishin të njëjtën fytyrë, të gjithë duhej të mendonin njësoj, të visheshin njësoj, të këndonin njësoj, të shanin në kor atë që nuk donin ta shanin... apo donin... Absurd!
Vite e vite me radhë kjo gjendje solli spërdredhjen e karakterit, çoroditjen, solli njeriun pa dinjitet e pa identitet.
Shembulli klasik i të burgosurit, që për të shpëtuar “luan” të çmendurin për një kohë të gjatë, e në fund, atëherë kur është bërë i besueshëm, s’ka asnjë vlerë më, ai është vërtetë i çmendur, sepse ka rënë në kurthin e vet. Kështu edhe ne u bëmë ata që nuk ishim. Ende sot, mbasi kanë kaluar kaq vjet, shoqëria jonë kërkon me insistim identitetin e vet. Identitetin individual e gjithashtu edhe atë kolektiv e kombëtarë. Nuk është e lehtë mbas gjithë asaj traume kolektive, gjithë atyre pushtimeve e copëtimeve në pesë shtete... Dhe vazhdojmë të kërkojmë e të kërkojmë, e prapë përpiqen të na ngatërrojnë: Ca llafazanë “historianë”, ca “psikologë”, ca demagogë, ca “analistë” mendje shkurtër, apo djallëzorë e të stërshitur, që kërkojnë të vonuar të krijojnë figurën e paarritur ende duke mohuar, duke pështyrë në disa prej bordellatave (mendoj të lexohet me një “l”) mediatike të përnatshme... Kjo gjurulldi psikike, individuale, mediatike, farefisnore, krahinore... për të gjetur dinjitetin, identitetin personal e kolektiv vazhdon. Dhe kjo luftë e brendshme, direkte e indirekte, televizive, gazetareske, nganjëherë burleske, për të gjetur thelbin e brendshëm të vetvetes është bërë strumbullari i këtij filmi. Edhe i joni gjithashtu.
Stilistika e filmit nuk është ajo tradicionalja që jemi mësuar të bëjmë e të shohim. Është diçka krejt tjetër. Ky fakt tregon se individë të përgjegjshëm në shoqërinë tonë shqetësohen seriozisht dhe po krijojnë profile individuale ideore e stilistike krejt të veçanta. Në këtë film nuk ka asnjë gjurmë eklektizmi, është një stil, unik nga kreu deri në fund. Filmi është bardh e zi, me ngjyra, sepje... Me plane të dalë boje, të vjetruara sikur vinë nga një kohë parahistorike. Me ndriçim të egër, me kontraste të mëdha. Me ndriçim të butë rozë. Me kronikë. Me ndonjë plan që “dekonspiron” edhe xhirimet... Kamera, ndriçimi, dekori, kolona zanore, aktoret, janë në unitet të plotë me stilin e përdorur nga autori. Janë përdorur të gjitha mjetet e mundshme. Po të kishte mundësi teknike jam i bindur se do të përdorte edhe volumin, fotografinë me reliev. Pluton Vasi ka ditur të zgjedhë grupin me mençuri, me njerëz që e kuptojnë, ndryshe nuk do të ishte ky film. Ndjehet nga kreu deri në fund e njëjta dorë. Ndjehet fort Adnan Kastrati, piktori i filmit, sikurse dhe montazhieri Gjergji Pano. Kameramanët Agim Kuri dhe Ardian Kamberi janë ekzekutorë perfektë. Kamera lëvizë në dorë, rri e qetë në stativ. Rrotullohet lart-poshtë... Herë mbas here ekrani ndahet më dysh. Informacioni që jepet në një njësi kohe është padyshim i shumëfishuar. Nuk është ndonjë risi, por vendi ku dhe si është përdorur është plotësisht brenda stilit të të gjithë filmit. Një gjetje e shkëlqyer është muzika. Hajg Zaharjan është mjeshtër me eksperiencë dhe mund të kishte kompozuar muzikë të shkëlqyer. Por jo. Duke qenë një njeri i ndershëm me vetveten, me profesionin, bën gjetjen që nuk e zëvendëson asnjë muzikë e krijuar enkas. Përdor një këngë të kompozitorit shkodran Leonard Deda, e cila bën një kontrapunkt të fuqishëm gjatë gjithë filmit. Ndihmon kolona zanore sourround e krijuar nga Bardhyl Xhani.
Xhevahir Zeneli është i përkryer në atë që bën. Është aktori i vërtetë i kinemasë. S’kam çfarë them. E kam zili. Po kështu edhe Marjana Kondi. E kemi kujtuar aktore të skeçit, të estradës. Ç’të bënte, ishte e detyruar ta bënte edhe atë punë, dhe nuk e bënte hiç keq, përkundrazi. Të dy aktorët, edhe Xhevua edhe Marjana janë një çift që luajnë në harmoni të plotë, me vërtetësi dhe me nota të theksuara ironie e sarkazme. Beni është në vendin e vet aq sa ka hapësirë. I besueshëm. Të tre janë harmonikë. Luajnë në një stil. Thjesht, pastër. Filmi nga kreu deri në fund ka nota të theksuara ironie e sarkazme elegante. Vlen të përmendet episodi i “portokallatës” që zgjatet e zgjatet dhe mbaron pikërisht aty ku duhet të mbarojë. As më shumë e as më pak. Të ngop. Nëpër të, filmi mund të ketë edhe ndonjë lapsus. Për mua kjo ia shton më shumë vlerat. Nuk mund të jetë VEPER një film bie fjala që është ekzakt, që autorit një plus një i bëjnë dy. Që bën llogari si matematicien. Artistit të vërtetë gjithmonë i dalin: Një plus një, o tre o pesë, o... Filmi ka disa nënshtresa, duhet të ketë edhe shumë të tjera që Plutonit ia ka nxjerrë nënvetëdija. Shikuesi do t’i kuptojë sipas nivelit të formimit të tij individual, kultural, social etj., etj... Këto rreshta janë një impresion për befasinë që më krijoi ky film. Kritika, jo veç kinematografike, mund të thotë shumë më tepër. I uroj Plutonit që filmin tjetër të ketë të njëjtin impenjim qytetar e mos të kopjojë vetveten. Të na falë një film të freskët, jashtë shablloneve si këtë radhë.