Meta dhe mentaliteti i munguar i politikës
Robert Goro
Takimi i Ilir Metës me të papunët tek “Ushtari i Panjohur”, mund të inkuadrohet në strategjinë e fushatës së
tij elektorale dhe në këtë sens të cilësohet si një tjetër akt i show-t politik të stinës. Mirëpo, po të ndalemi pak më gjatë, kam përshtypjen se ai akt, qoftë dhe brenda dimensionit të vet politik, e meriton një interpretim më të gjerë. Kam një përvojë personale nga “Omonia e Tiranës”, që ka marrë prej vitesh këtë emër për shkak të paralelizmit me sheshin e kryeqytetit grek, ku dilnin e vazhdojnë të dalin edhe sot emigrantët shqiptarë në kërkim të punës. Kisha shkuar për të realizuar një reportazh me ata njerëz, që mblidheshin aty bashkë me agun e ditës, me shpresën se do të gjenin një mëditje e të ktheheshin në mbrëmje tek fëmijët e tyre me një dritëz shprese në sy e në shpirt. Mbaj mend se kisha një stres të jashtëzakonshëm unë, i ngopuri, i veshuri, i mirëpaguari, përballë atyre njerëzve që edhe kafja e mëngjesit u dukej si “mollë e ndalueme”. Nuk guxoja t’i shihja në sy, ndërsa ata rrekeshin të tregonin mirënjohjen dhe secili që i afrohej mikrofonit, thoshte së pari: “Falënderojmë BBC-në që merret me hallet tona”.
Tani, tek vështroj një fotografi nga takimi i Ilir Metës, gjëja e parë që vë re është se edhe lideri i LSI-së, edhe bashkëbiseduesi, e shohin njëri-tjetrin në sy. Siç thotë diku dhe Lamartini: “Gjuha e zemrës nuk ka nevojë për fjalë që të shprehet; ajo është e shkruajtur në sy”. Mendimi që formulohet në tru pas vështrimit të fotografisë është se, Ilir Meta duhet të ketë pasur kurajë të madhe që ta shohë në sy atë burrë, portreti i të cilit është një mishërim i vuajtjes. Edhe një deputet i thjeshtë do të druhej të përballej me atë vështrim, pale më një kryetar partie që pretendon të fitojë zgjedhjet e që ka qenë dy herë kryeministër...
Por nuk mjafton vetëm kuraja. Që të shkosh e të takosh ata njerëz, për fatin e të cilëve edhe ti (dhe këtu kam parasysh zotin Meta), ke pjesën tënde të përgjegjësisë (pse ai reportazhi që përmenda në hyrje ishte bërë në kohën e qeverisjes së socialistëve, kur edhe Ilir Meta kishte poste të larta), që të shkosh pra, e t’i takosh tani, do të thotë se ti vërtet preokupohesh për gjendjen e tyre, se mendon për ta dhe këtë preokupim nuk e shpreh vetëm me deklarata bombastike nëpër takime partiake apo elektorale.
Ndokush mund të thotë se këtë lëvizje Metës ia sugjeruan këshilltarët e vet apo kompania amerikane që ka pajtuar për zgjedhjet. Mund të jetë edhe kështu, por gjithsesi, një politikan i kalibrit të Metës nuk më duket se është një robot i telekomanduar, që i bindet pa fjalë çdo sugjerimi, nëse më parë nuk ka marrë miratimin nga ndërgjegjja e vet.
Sepse, sugjerim i këshilltarëve mund të ishte dhe vizita javën e kaluar në kantierin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit. Por fjalët që Meta tha aty, ngarkesa emocionale, gjuha metaforike, nuk mund të “injektohen” me një klikim në kompjuter. Ato fjalë duhet më parë t’i ndjesh e pastaj t’i artikulosh. Kam nënvizuar shumë fjali në atë prononcim të tijin para gazetarëve, por po sjell në vëmendje të lexuesit vetëm tri: “Në themelet e kësaj rruge nuk ka thjesht zhavorr apo elementë të tjerë, të cilët janë të domosdoshëm për të ndërtuar shtratin e një rruge. Në themelet e kësaj rruge janë ëndrrat e të gjithë atyre brezave e gjeneratave, të cilët kanë jetuar me shpresën për të parë Shqipërinë dhe Kosovën bashkë... Drejtësia të bëjë punën e vet dhe ne e mbështesim atë në këtë drejtim, por ne nuk duhet të ngatërrojmë këto çështje, sepse janë dy çështje krejtësisht të ndryshme”. Përkundër interesit të ngushtë politik, që shprehet rëndom në mentalitetin e mbrapshtë të çdo opozite, që të nxijë gjithçka, me vizitën e tij tek Rruga e Arbrit, me fjalët e tij, Ilir Meta dëshmoi një mentalitet të ri dhe të munguar të politikës shqiptare. Një mentalitet për të cilin Shqipëria dhe shqiptarët kanë më tepër nevojë se kurrë. Një mentalitet që kërkon patjetër bashkudhëtarë, në këtë kohë aspiratash e sfidash aq të mëdha.