E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Banda e Durrësit”, skaneri rrëzon sëmundjen e anëtarit

 

TIRANE – Petraq Semani, avokati mbrojtës i Kujtim Bunës, një prej personave të akuzuar si anëtarë të “bandës së Durrësit”, kundërshtoi dje përpara gjykatës mënyrën e trajtimit mjekësor të klientit të tij. Seanca e djeshme, në ngarkim të kësaj bande nuk ka mundur të zhvillohet sërish, si rezultat i mungesës së një prej avokatëve. Dje, kryesuesi i seancës, gjyqtari Gurali Brahimllari, pohoi përpara palëve se të pandehurit Kujtim Buna i ishte bërë një skaner në QSUT, pas kërkesave të disa seancave më parë prej avokatit të tij. Sipas përgjigjes zyrtare që ky institucion i kishte kthyer gjykatës, thuhej se Buna rezultonte pa probleme shëndetësore. Por për avokatin Semani, kontrolli mjekësor i Bunës ishte bërë i paplotë. “Klienti im, skanerin e ka bërë privatisht”, tha ai. Sipas Semanit, Buna nuk kishte mundur të kryente analiza të mirëfillta për të evidentuar problemet shëndetësore, pasi atij i mjaftonin paratë vetëm për skanerin. Procesi në ngarkim të “Bandës së Durrësit” ka kaluar numrin 50 të seancave ndërsa mungesat e avokatëve janë arsyeja kryesore e zvarritjes së tij.                                                     ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›