E Shtunë, 31 Tetor 2026

“The Sun” Tre shqiptarë, tregti për një skllave seksi

Autori i Lajmit: Redaksia
Tre shqiptarë tregtojnë” vajza me para në dorë. “Shkëmbimi” është zbardhur në Londër, ku janë fotografuar tre emigrantë shqiptarë, të cilët shisnin skllavet për 3 mijë stërlina. Pas publikimit të fototve, policia londineze jep alarmin për rritjen e tregtisë së seksit në prag të zhvillimit të Lojërave Olimpike 2012. Në kuadër të fushatës për parandalimin e kësaj tregtie, policia ka ndërmarrë një sërë masash, mes të cilave dhe një fushatë për ndërgjegjësimin e vajzave në vendet e Evropës Lindore për të mos u mashtruar nga premtimet për një jetë më të mirë në kryeqytetin britanik. Për herë të parë policia londineze publikon fotot shokuese të një pazari mes tutorëve për shitjen dhe blerjen e një skllaveje seksi, për të rritur ndërgjegjësimin mbi parandalimin e këtij fenomeni.

Fotot

Në fotot e publikuara nga prestigjozia britanike “The Sun”, pazari bëhet mes 3 shqiptarëve, Gazmend Turku, Agron Demarku dhe Izet Fejzullahu dhe viktima shitet për 3 mijë stërlina. “Pazari ndodh jashtë Selffridges, në rrugën Oksford të Londrës, dhe “malli” është një vajzë lituaneze rreth të 20-ave që qëndron në të majtë, pak metra më tutje, pa mundur të bëjë asgjë. Ajo ruhet nga i vëllai i Agronit, Flamur Demarku, 34 vjeç. Skllavja e seksit pritet ti japë fitim pronarit të saj 100 mijë sterlina në vit duke bërë seks 25 herë në ditë në një bordello”,- shkruhet në artikullin “Sex slave sold for £3k on Oxford Street”, e botuar ekskluzivisht sot në “The Sun”. Më tej tregohet se banda shqiptare që trafikonte atë është arrestuar dhe është dënuar me 63 vjet burg. Dhe vetë viktima, së bashku me 21 vajza të tjera, të cilat ndodheshin në atë bordello tashmë janë të lira. Por shumë nga vajzat që shfrytëzohen si prostituta nuk janë kaq me fat sa vajza në foto. Policia informon se vetëm brenda 2003, 4 mijë gra janë trafikuar në Britaninë e Madhe për prostitucion. Oficerët e policisë londineze kanë frikë se numri i vajzave që trafikohen nga Evropa e Lindjes po rritet teksa Londra përgatitet për Lojërat Olimpike 2012.

Dedektivi

Dedektivi i policisë, Richard Martin, thotë se personi në të majtë të fotos, Gazmend Turku, ka 3 mijë stërlina në dorë, me të cilat ai po blen një qenie njerëzore. Ajo është vetëm një produkt për ta.
Në foto Gazmend Turku po blen gruan për shtëpinë publike të tij nga dy burrat në të djathtë të tij, Agron Demarku, 22 vjeç dhe Izet Fejzullahu, 32 vjeç, të cilët drejtojnë 9 bordello. Ndërsa i vëllai i Agronit, Flamur Demarku, 34 vjeç, ruan viktimën.

Shpëtohen nga
trafikimi 25 gra

Dedektivi Martin tha se këtë vit 25 gra janë shpëtuar nga shfrytëzimi i seksit. “The Sun” tregon dhe për historinë e një 16- vjeçareje nga Shqipëria, e cila kishte ardhur në Londër me të dashurin e saj për një fundjavë dhe iu dorëzua një bande të prostitucionit. Një skuadër e posaçme e policisë është ngritur për të rënë në gjurmë të baronëve të seksit.

Ky lajm është publikuar: 08/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›