E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënohet Dita Botërore e ujit

Nga Express më 22 mars 2011 në ora 18:00

Dita botërore e ujit, 22 mars, këtë vit u shënua me sloganin “Ujë për qytete, përgjigje për sfidën urbane”.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka shpallur Ditën botërore të ujit për të paralajmëruar për vlerën e paçmuar të ujit, por edhe për kufizimin e furnizimeve, dhe domosdoshmërinë e saj për jetë.

OKB-ja vlerëson se rreth 1.1 miliard njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, transmetojnë agjencitë.

Iniciativa për shënimin e Ditës botërore të ujit është nisur në vitin 1992, në Konferencën e OKB-së për mjedis dhe zhvillim në Rio de Janeiro, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendosi në vitin 1993 që 22 marsi të shënohet për çdo vit si Dita botërore e ujit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›