E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg organizatorëve të tragjedisë

 

SARANDE – Gjykata e Sarandës vendosi dje masën e sigurisë “Burg pa afat” për dy persona të tjerë të akuzuar si shkaktarë të tragjedisë së Butrintit. Dashamir Mane nga fshati Gjashtë i Sarandës dhe Hyqmet Sollaku, nga Vodhi e Fierit u akuzuan për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, me qëllim përfitimi, me pasojë vdekjen e më shumë se dy persona”. Burime nga gjykata bënë të ditur se ata pranuan akuzën. Mane ishte drejtues i varkës me 24 klandestinë, 5 prej të cilëve u mbytën. Ndërsa Sollaku ishte pjesë e organizatorëve për trafikun në Fier.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›