Shënohet një fluks i madh automjetesh në Sarandë gjatë muajit gusht
Gushti ka rezultuar muaji me fluks më të madh të lëvizjes së automjeteve në qytetin e Sarandës, e frekuentuar edhe nga turistët , kësaj vere. Sipas statistikave të sektorit të qarkullimit rrugor në komisariatin e policisë së Sarandës, këtë verë llogaritet një numër rekord automjetesh, në rreth 17 mijë në një ditë. Gjylani Shehu, shefi i qarkullimit rrugorë në Komisariatin e Sarandës, ka pohuar se sivjet në ndihmë të sektorit të qarkullimit rrugor kanë ardhur për ndihmë specialistë edhe nga komisariatet të tjerë të qyteteve fqinje, si Gjirokastra, Vlora, Përmeti, Tepelena. Sipas tij, përparësia e punës së punonjësve të qarkullimit ka qenë aksi i rrugës së re të Bregdetit dhe ai i Ksamilit e Butrintit, që kanë pasur fluks më të lartë lëvizjeje të automjeteve.Nga kontrollet e ushtruara gjatë muajit gusht janë dhënë 928 gjoba administrative për mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe dritave, si dhe janë hequr 12 leje drejtimi për përdorim të pijeve alkoolike nga drejtuesit e automjeteve.
...